• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Veliaj me homologun nga Shkupi: Marrëdhëniet në një nivel të ri

8 December, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tirana dhe Shkupi angazhohen të çojnë në një nivel të ri marrëdhëniet e bashkëpunimit mes tyre. Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit, Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Shkupit kanë vendosur që t’i japin një tjetër impuls bashkëpunimit mes tyre në të mirë të qytetarëve të tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje në një takim të veçantë homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhëniet dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive për të sjellë sa më shumë lehtësira në shërbimin ndaj qytetarëve.

Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi kryetarin e Bashkisë së Shkupit për vizitën dhe u shpreh i bindur se me kreun e ri të saj, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet mes dy qyteteve do të marrin një tjetër zhvillim. “Jam shumë i lumtur sot, që bashkë me mikun tim Petre, të cilit i uroj shumë sukses në detyrën e vështirë, por shumë të bukur të kryetarit të bashkisë së Shkupit, patëm një ditë shumë produktive dhe besoj se e çojmë marrëdhënien mes Shkupit dhe Tiranës në një stad të ri”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj.

Ai gjithashtu siguroi se fryma e marrëdhënieve që kanë vendosur qeveritë e të dyja vendeve, falë lidershipeve të reja, do të reflektohet edhe në marrëdhëniet në nivel bashkish, pasi vetëm në këtë mënyrë ato do të kishin impakt direkt te qytetarët. “Jam shumë entuziast për faktin që kryeministri Rama dhe kryeministri Zaev kanë filluar një erë të re të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, por tani e kanë radhën qytetet, ndaj edhe Shkupi, edhe Tirana do të duhet të vazhdojnë me të njëjtën energji që Rama dhe Zaev kanë filluar për shtetet tona, sepse në fund të ditës, sigurisht shefat e qeverisë kanë detyrimin që të bashkojnë kombet, ama janë qytetet aty ku lëviz jeta, ku ndodh ekonomia, tregtia, jeta kulturore dhe artistike”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se ekzistojnë shumë fusha ku të dyja bashkitë mund të kenë bashkëpunime konkrete, ndërsa njoftoi se po punohet edhe për të patur një kalendar konkret aktivitetesh. “Mezi pres që për 2018-ën të kemi një kalendar të përbashkët mes Tiranës dhe Shkupit për shumë prej këtyre aktiviteteve. Vitin tjetër do të vizitoj Shkupin në një vizitë zyrtare dhe mezi pres, që ashtu siç tha Petre, të kemi mundësi që të mësojmë nga njëri-tjetri. Ndonjëherë nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Nëse diçka është bërë më mirë në Shkup, duhet ta bëjmë ne në Tiranë dhe anasjelltas, çfarë është bërë mirë në Tiranë, mund ta japim në Shkup, në Prishtinë apo dhe në qytete të tjera”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe u shpreh se mes dy bashkive ekziston vullneti dhe dëshira për të çuar përpara bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në të mirë të jetës së qytetarëve. “Unë fola me kolegun tim të nderuar për sa i përket dy marrëveshjeve të bashkëpunimit midis dy qyteteve, për të ndarë së bashku eksperiencat, sepse janë të njëjtat problematika që kemi në Shkup, edhe këtu në Tiranë. Kështu që, të gjitha eksperiencat, zbatimi i disa projekteve që Tirana ka ndërmarrë, të cilat mund t’i përdorim në shërbim të qytetarëve të Shkupit. Gjithashtu besoj që eksperiencat që po mbledhim nga periudha e shkurtër e firmosjes së para një viti, mund të ndihmojë mikun tim këtu për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tiranës”, u shpreh kreu i Bashkisë së Shkupit.

Paraardhëse

Zbulohet shpërblimi, 18 milionë dollarë për pensionistët

Pasardhëse

Policia i shkon për kontroll shqiptarit në shtëpi, surprizohen nga ajo që gjejnë në…

Pasardhëse

Policia i shkon për kontroll shqiptarit në shtëpi, surprizohen nga ajo që gjejnë në…

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.