• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj komplekson Bashën: Po të ndajnë “për së gjalli” nga Saliu dhe Monika, imagjino i vjen turp nga aleatët

10 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
224
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Tiranës Erion Veliaj, ka ironizuar strategjinë e fushatës së PD, duke e quajtur hipokrizi atë që i serviret publikut si risi nga kreu demokrat Lulzim Basha, kur e vërteta është se asgjë nuk ka ndryshuar nga partia 30-vjeçare e cila vijon të drejtohet nga Sali Berisha.

“Kanë marrë konsulentë të rinj, por janë po ata. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Janë po ata që hidhnin në erë shtyllat e tensionit. Janë po ata të ’97. Janë po ata që thonin ““Sudja” dhe “Xhaferri” janë si bankat zvicerane”. Janë po ata që zaptuan Lanën dhe Parkun “Rinia”. Janë po ata që vranë njerëz në 21 Janar. Janë po ata që hodhën në erë njerëz në Gërdec. Është e njëjta listë me Fatmir Mediun. Është e njëjta listë me Shpëtim Idrizin. Është e njëjta listë me Dulen. Është e njëjta listë me Dash Shehin. Është e njëjta listë me Sali Berishën, që këtë vit kalon moshën e Enverit. Këshilltarët i thonë mos dil kurrë me Saliun, madje duhet ta heqim edhe nga ekranet këto 2 javë dhe pastaj do jetë prapë Saliu ai që do vendosë çfarë do ndodhë me atë parti, pasi t’i humbasë zgjedhjet për herë të 5-të. I mundëm në 2013-ën, 2015-ën, 2017-ën, 2021-shin. Miqtë e mi, kanë ndërruar gunën. Janë po ata,” tha Veliaj.

Ai nuk la pa përmendur edhe marrëdhënien e komplikuar të Bashës me Kryemadhin, që imponohet prej faktit se ka një urrejtje të madhe të qytetarëve edhe ndaj dy drejtuesve të vërtetë të LSI. “Këshilltarët i kanë thënë, “s’duhet të dalësh me Monika Kryemadhin”! “Po çfarë të bëj, – thotë ai, – si të mos dal me Monikën?! Unë isha te Plaza, bëmë koalicion…” “E di, por, ja, na del nga të gjitha sondazhet që është dramë. Saliun e urrejnë. Ilirin e urrejnë. Monikën e urrejnë. Ti thjesht s’duhet t’u kujtosh njerëzve Bashkinë e Tiranës dhe s’duhet të dalësh me Monikën”! E patë që LSI-ja s’pati hapje të fushatës, se ishin përgatitur të shkonin në shesh dhe pastaj e anuluan? Imagjino, i vjen turp nga aleatët!”– u shpreh Veliaj.

Duke iu referuar dhe një prej spoteve të fushatës elektorale të PD, kreu i Bashkisë së Tiranës i ka kërkuar Lulzim Bashës që përpara se t’u kërkojë shqiptarëve të mos largohen, të bindë bashkëshorten e tij të bëhet shqiptare dhe t’i japë votën.

Paraardhëse

Pandeli Majko thumbon keq Bashën: PD nxori nga zyra dy ish-nënkryetarët për dy ish-socialistë të stresuar nga Durrësi

Pasardhëse

Icardi përgatit lamtumirën nga PSG, Italia e thërret por ka admirues edhe në Angli

Pasardhëse

Icardi përgatit lamtumirën nga PSG, Italia e thërret por ka admirues edhe në Angli

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.