• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj ironizon Bashën: I shan në TV, pastaj ha dreka e darka me oligarkët dhe u merr vila si shpërblim

4 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot në një intervistë për Report TV, se shqiptarët e kanë të qartë se cilën alternativë duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ajo është Partia Socialiste.

Ai deklaroi se socialistët janë plot energji për marrjen e një mandati të tretë, ndërsa sfidoi Lulzim Bashën që të kandidojë në Tiranë, për t’u treguar qytetarëve nëse ka bërë ndonjë punë kur ishte kryetar bashkie.

“Si unë, si Nini, si Elisa, jemi super të karikuar për një fitore dhe një mandat të tretë në Tiranë. Një fitore për të bërë punë dhe për të mos rrezikuar për të marrë në punë dikë, i cili në çdo punë që është provuar ka dështuar. Si ministër i Jashtëm i fali detin Greqisë me letra, jo me fake neës; si ministër i Brendshëm u vranë njerëz në Bulevard me plumba në mish, si ministër i Transportit e la përgjysmë Rrugën e Kombit dhe sot janë ende duke u ndërtuar urat, kurse si kryetar bashkie i ngeli ora, bëri një ndërtim pa leje për veten e tij dhe për dy vite nuk erdhi punë fare. Ndaj, sfida vlen: Lulzim Basha të kandidojë në Tiranë”, – theksoi Veliaj.

Duke u ndalur tek çështja e parkimit nëntokësor te Liqeni, kryebashkiaku tha se nuk do ketë asnjë cenim të kësaj hapësire. Ai u shpreh se përkundër deklaratave që Basha lëshon në televizor ndaj oligarkëve, është po ai që ha dreka e darka me ta dhe merr vila prej tyre.

“Nuk bëhet fjalë për cënim të liqenit. Restoranti ngjitur me Gardën do t’i kalojë bashkisë së Tiranës dhe aty do të bëjmë një parkim nëntokësor për të gjithë ata që frekuentojnë liqenin. Nuk jam unë ai që bën pazare me oligarkët dhe nuk jam unë ai që merr vila nga oligarkët për çdo gjobë dhe për çdo protestë false që ngre. Në kohën e Lul Bashës, për të marrë leje ndërtimi në Tiranë paguhej 1/10 e taksës që paguhet sot.

Sot ndërtuesit paguajnë 10-fishin. Sjellja me oligarkët nuk është t’i shash në tv dhe më pas të hash dreka e darka me ta, edhe të marrësh ndonjë vilë si shpërblim për të hequr gjobën që iu vë me protesta false. Sjellja me oligarkët është si sillesh me financat e tyre. Unë jam socialist, jam progresist, jam krenar për këtë dhe besoj se ai që fiton më shumë nga të mirat e këtij qyteti, duhet të kontribuojë edhe më shumë. Kjo është arsyeja që kushdo që ndërton në Tiranë paguan 10-fishin e taksës që paguante në kohën e Lulit dhe të kunatit”, – nënvizoi Veliaj.

Paraardhëse

Studimi më i fundit: Ja ç’na pret këtë dimër dhe çfarë parashikojnë sinoptikanët

Pasardhëse

Plas mes opozitës për partitë e reja, Murrizi shpërthen ndaj Hajdarit dhe tregon prapaskenat

Pasardhëse

Plas mes opozitës për partitë e reja, Murrizi shpërthen ndaj Hajdarit dhe tregon prapaskenat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.