• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj heq përgjegjësinë për shembjen e teatrit: Vendimin e mori Këshilli Bashkiak (VIDEO)

18 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas një nate të gjatë me përplasje me policinë, dhe me arrestime në komisariatet e policisë, Erion Veliaj ka dalë para medias duke thënë se teatri tashmë nuk ekziston më dhe se vendimi për shembjen e tij është marrë nga këshilli bashkiak.

Duke hequr përgjegjësinë nga vetja, Veliaj është rikthyer tek kërkesa për bashkëpunim e për dialog teksa ka ka kërkuar që kundërshtarët e teatrit të ri të cilët humbën kauzën më shumë se dy vjeçare, ta hedhin pas krahëve këtë dështim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur në media pasi IKMT përfundoi së rrashfuari godinën e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa në bulevard policia vazhdonte shoqërimin e protestuesve, kryebashkiaku i Tiranës është përpjekur që aktin që ishte ende duke ndodhur, ta paraqesë si një ngjarje të së shkuarës, dhe jo vetëm kaq, por artistëve që përfunduan në komisariat në orën 4 të mëngjesit, u shtriu dorën e bashkëpunimit

Veliaj: Teatri i vjetër iku, tani përgatitemi për teatrin e ri. Në momentin që ky vendim është marrë, ka ardhur koha që të shohim përtej kësaj dite. Por teksa përgatitemi për teatrin e ri, duhet të nxjerrim disa mësime. Ndaj, dua t’ia shtrij dorën kujtdo, që për një arsye apo për një tjetër, sot zemrën e ka të thyer dhe ndihet i trishtuar, se një betejë që i mori kohë, energji, doli pa fryt. Në momentin që ky vendim është marrë, ka ardhur koha që të shohim përtej kësaj dite.

Duke iu lutur publikut që ta besojë në ato që thotë, Veliaj u ofron edhe përqafime artistëve, politikanëve dhe qytetarëve që rezistuan për më shumë se dy vjet dhe që u përleshën në policinë në mbrojtje të teatrit kombëtar.

Veliaj: Ka ardhur koha që të përqafojmë njëri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përçajnë, të mos lëmë partitë të sulin shqiptar me shqiptar, vëllezër dhe motra kundër njëri-tjetrit. Ky nuk është momenti për t’u përçarë, por për t’u bashkuar! Besomëni! Ndaj, vëllezër dhe motra, çfarë iku, iku. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë.

Veliaj vazhdon më tej në qëndrimin e tij duke mbështetur shembjen e teatrit edhe në faktin se ndërtesa sipas tij e amortizuar, nuk u rezistoi as fadromave.

Veliaj: Që në 2018 ishte i rrezikuar, dhe siç u pa sot pas prishjes, ishte i gjithë populit, tallash, teneqe.

Megjithëse renditi një listë argumentesh që sipas tij mbështesin shembjen e teatrit, veliaj ia faturon përgjegjësinë Këshillit Bashkiak dhe pranon se shembja e teatrit ka qenë një vendim për të cilin shpreson që historia të mos e gjykojë.

Veliaj: Ju dua shumë! Ndonjëherë kjo detyrë kërkon të marrësh vendime shumë të vështira. Ndoshta, vendimi më i vështirë i jetës time për të zbatuar vendimin në fakt të Këshillit Bashkiak, por ndonjëherë gjëja e drejtë do të gjykohet me gjakftohtësi më vonë.

VIDEO:

Paraardhëse

Ja si do ta kujtoj gjithmonë Rudina Dembacaj Teatrin Kombëtar

Pasardhëse

Mjeku kinez: Zbulova se në Wuhan po fshihnin diçka (VIDEO)

Pasardhëse

Mjeku kinez: Zbulova se në Wuhan po fshihnin diçka (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.