• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: “E patë Lulin? Nuk tha dot një emër shkolle që kish ndërtuar në 4 vjet; shtoi 4 vila në kohë pandemie”

16 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, tha sot se Lulzim Basha gënjen kur deklaron se do të mbështesë arsimin, pasi u provua se në 4 vite si kryetar bashkie në kryeqytet, ku nuk ndërtoi as një shkollë të vetme.

“E patë Lul Bashën te Fevziu? Nuk tha dot emrin e një shkolle të ndërtuar. Këmbëngulte gazetari – “më thuaj një!”, – ai thoshte kam bërë shumë. Kurse ne themi: Po, kemi ndërtuar shkollat “Kosova”, “Betim Muço”, “Servete Maçi”, “Ardian Klosi”, “Vaçe Zela”, “Andrea Stefani”, “Kristo Frashëri”, “Nënë Tereza”, shkollën “Kennedy”, – mund të vazhdoj pa fund, por të jesh kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, ku jeton gjysma e Shqipërisë dhe të mos bësh asnjë shkollë, e pastaj thua: “Unë dua rininë dhe arsimin”, është një gënjeshtër e madhe,” – u shpreh Veliaj.

Ai tha se Basha është lideri i vetëm që në vitin më kritik ekonomik shtoi 4 vila për veten e tij.

“Jozefina ka të drejtë! Si ka mundësi, ky lider opozite, shtoi 4 vila gjatë kohës kur njerëzit humbën shtëpitë?! I pafytyrë!” – deklaroi Veliaj.

Sipas tij, vota për PD dhe LSI është votë e çuar dëm, pasi ata i kanë braktisur edhe njerëzit më besnikë. Veliaj nuk la pa përmendur edhe Ilir Metën, për të cilin tha se sillet si i fortë nëpër qytet e jo si kryetar shteti.

“PD-ja sot nuk është më partia e Gramoz Pashkos dhe e Genc Rulit, as e intelektualëve që kishin një shpresë në vitet ‘90. Është reduktuar kokoshi, një thelë. Kanë mbetur një tufë njerëzish të dhunshëm, që nuk dinë të bëjnë as qytet, as shtet. LSI-ja, një herë majtas, një herë djathtas – një herë andej, një herë këtej. Ky pazar duhet të marrë fund! Shikon Presidentin e Republikës, vjen me të fortë, kap gjithë benzinatat e rrugës, me lloj-lloj rrugaçësh. Kur shikon që disa njerëz e kanë lidhur fatin e tyre me Anglinë e Hollandën, e s’kanë lidhje me Shqipërinë, i kanë bërë gati valixhet në datën 25 prill dhe nuk iu ha meraku fare për hallet tona, atëherë çdokush ka të drejtë të rikthehet pranë nesh dhe ne duhet t’i mirëpresim,” – u shpreh Veliaj.

Paraardhëse

Moti i keq, Balluku inspekton rrugën e Qafe Plloçës: Një paralajmërim për shoferët

Pasardhëse

Sokol Balla i zë vendin në çdo televizion? Rudina Xhunga tregon të vërtetën në “Shiko Kush LUAN”

Pasardhëse

Sokol Balla i zë vendin në çdo televizion? Rudina Xhunga tregon të vërtetën në “Shiko Kush LUAN”

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.