• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: Bashkëjetesa fetare, paja që Shqipëria i lë Europës

26 January, 2016
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i ftuar nga partitë e qendrës së djathtë në Parlamentin Europian për të folur mbi dialogun ndërfetar në Shqipëri.

Në konferencën e mbajtur sot në Bruksel, organizuar nga grupi i Partive Popullore Europiane me temë “Dialogu ndërfetar si një mjet përforcues në zgjidhjen e konflikteve gjatë procesit të Integrimit Europian”, kryebashkiaku Veliaj përcolli mesazhin e bashkëjetesës fetare në Tiranë dhe në Shqipëri, të cilin e konsideroi si një pasuri shoqërore të shqiptarëve.

Pas fjalës së mbajtur në këtë takim, kryebashkiaku Veliaj, në një prononcim për mediat, tha se mesazhi i Shqipërisë dhe i Tiranës sot është shumë i fuqishëm. “Brenda një kilometri katror kemi kishat e xhamitë tona. Ne festojmë Krishtlindjet, Pashkët, Bajramin dhe muajin e Ramazanit dhe unë besoj se ky është një mesazh për të cilin Evropa është shumë e etur”, tha Veliaj.

Në një kohë kur Shqipëria është në proces anëtarësimi në Bashkimin Europian, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se bashkëjetesa fetare në vendin tonë është një vlerë që i shtohet këtij integrimi. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që vendet gjykohen mbi kriteret e tyre politike, me mënyrën se si avancojnë reformat, por besoj se Shqipëria sjell edhe një “pajë” në përpjekjen e saj për anëtarësim të BE, e cila është përtej politikës dhe ka të bëjë me një pasuri shoqërore, që nëse shumica e vendeve të botës sot konfliktohen për shkak të fesë, Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku konfliktohemi për çfarëdo gjë tjetër, përveçse për fenë dhe besimin”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës në Bruksel, i ftuar nga grupi i partive të qendrës së djathtë në Parlamentin EuropianKryebashkiaku i Tiranës shprehu vlerësimin që eurodeputetët e djathtë të Partive Popullore Europiane reklamojnë Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj. “Ndihem shumë natyrshëm edhe mes kolegëve të djathtë dhe më vjen mirë që në thelb është një reklamë për Shqipërinë dhe Tiranën dhe besoj se kur të ngrihen duart për vendimet e Shqipërisë, ndër të gjithë kriteret e tjera, do të gjykohemi edhe për këtë lloj pasurie që i sjellim botës në këtë kohë shumë të trazuar prej terrorizmit dhe radikalizmit”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se nëse të majtët dhe të djathtët duan të punojnë për gjëra të mira e gjejnë gjuhën e përbashkët. “Besoj se ky është një mesazh i fuqishëm dhe më vjen mirë që, edhe pse jam kryetar bashkie socialist, gjendem mes eurodeputetëve të djathtë të PPE në BE, ndoshta edhe për të treguar që ku ka vullnet për të punuar për gjëra të mira, për avancimin e kauzave të drejta, gjendet gjuha mes të majtëve e të djathtëve”, përfundoi Veliaj.

Paraardhëse

Fevziu: Meta u tall me Ramën e Bashën, pasi i ka në dorë

Pasardhëse

Vangjel Dule takon Bashën në selinë blu

Pasardhëse

Vangjel Dule takon Bashën në selinë blu

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.