• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vazhdimësi e politikave të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor”, Nikolla uron Suedinë për kryesimin e Presidencës së BE-së

2 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka vlerësuar Presidencën Suedeze, e cila mori dje, 1 janar, kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj.

Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia. Sakaq Nikolla ka vlerësuar Presidencën Çeke, duke thënë se gjatë kryesimit të tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Nikolla kujtoi gjithashtu  arritjen  e konsensusit për liberalizimin e vizave me Kosovën gjatë  presidencës Çeke.

“Pas përfundimit me sukses të Presidencës Çeke, Suedia mori Presidencën e rradhës së BE. Angazhimi për mbështetjen e Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë kundër agresionit të Rusisë nuk e pengoi BE-në të hedhë hapa të vendosur drejt zgjerimit dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë Presidencës Çeke Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE. Shtetet anëtare dhanë gjithashtu pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces që do të realizohet brenda vitit 2023. Samiti BE-Ballkan Perëndimor i 6 dhjetorit ishte një sukses për Shqipërinë, rajonin dhe vetë BE-në.

Përgëzime kolegëve, Markéta Pekarová Adamová, Kryetare e Dhomës së Deputetëve, dhe Miloš Vystr?il, Kryetar i Senatit, për kontributin parlamentar në suksesin e Presidencës Çeke të BE-së, mbështetjen parlamentare të politikave të zgjerimit dhe fillimit të negociatave me Shqipërinë.Një Evropë më e sigurt, më e lirë, më e gjelbër, integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e popujve të rajonit në BE do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze.Urime Kryetarit të Riksdag, Andreas Norlén, për përgatitjet për një dimension të fuqishëm parlamentar të Presidencës suedeze, për të cilat do të diskutojmë me kolegët kryeparlamentarë evropianë në 26 janar. Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Parlamentin Evropian, Riksdag-un suedez dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare për përshpejtimin dhe suksesin e procesit të negociatave”, shkruan Lindita Nikolla.

Paraardhëse

A i bëjnë vërtetë mirë trupit tre vakte në ditë? Zbuloni të dhënat befasuese

Pasardhëse

Le ta sqarojmë njëherë e mirë, ja se kur duhet të hiqet pema e Vitit të Ri

Pasardhëse

Le ta sqarojmë njëherë e mirë, ja se kur duhet të hiqet pema e Vitit të Ri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.