• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vasili: Qeverisja rilindase në 25 prill, u shemb para syve të shqiptarëve si ura e Darëzezës (FOTO)

3 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
109
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka krahasuar zgjedhjet e 25 prillit, me shembjen e urës së Darëzezës gjatë ditës së sotme.

‘Zgjedhjet e 25 prillit, të masakruara nga premtimet e rreme dhe shitblerja e votës e kërcënimet u shembën ashtu si ura e premtuar e Darëzezës nga rilindasit. Askush nuk ka më as me voglën dilemë për 25 prillin si masakra më e ndyre zgjedhore e pluralizmit’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“25 prilli u shemb si ura e Darëzezes!!

Krahasimi i vetem dhe me i sakte i zgjedhjeve te 25 prillit eshte me shembjen sot te ures se Darëzezës ne Fier. Zgjedhjet e 25 prillit, te masakruara nga premtimet e rreme dhe shitblerja e votes e kercenimet u shemben ashtu si ura e premtuar e Darezezes nga rilindasit.Askush nuk ka më as me voglen dileme per 25 prillin si masakra me e ndyre zgjedhore e pluralizmit.

Laperdhia e kryeministrit per pushtet shkaterroi gjithshka qe nga financat publike,policine,administraten dhe drejtesine duke i shnderruar ato ne gjymtyre mafioze, ne vend te sherbimit publik te paanshem, qe eshte detyra e tyre e vetme dhe ligjore. Qeverisja rilindase u shemb para syve te shqiptareve si ura e Darezezes.

Shqiptaret e dine tashme qe te gjithe, qe ne karriget e qeverise jane ulur nje kryemashtrues dhe ca mashtrues te tjere me te vegjel, por qe te gjithe se bashku jane thjesht dhe vetem shperdorues mafioze te pushtetit per interesat e tyre. Qindra e qindra fakte tronditese e diskredituese te kesaj paçavureje elektorale te gatuar nga qeveria jane tashme te njohura e publike dhe ne syte e te gjithe botes.

Qindra e qindra veprime te neveritshme te qeverise e kryeministrit rilindas i kane shnderruar zgjedhjet e 25 prillit ne nje grope septike, qe po qelb dynjane dhe ka ndyre gjithe vendin. Ura e Darezezes eshte metafora e qeverise rilindase dhe e zgjedhjeve te 25 prillit.

Kudo neper Shqiperi kane mbire si cibane mafioze ne forme tabelash mashtruese pseudo projektesh, vetem si genjeshtra elektorale per investime, qe nuk do te behen kurre. Qindra Darezeza gjenden neper Shqiperi.

Qindra mijra shqiptare, jane mashtruar, kercenuar e shantazhuar nga qeveria, qe ndertoi nje germadhe si ajo e zgjedhjeve te 25 prillit, germadhe qe tashme eshte shembur perpara syve te qindra mije shqiptareve. 25 prilli ra ashtu si Ura e Darezezes.

Rilindasit nuk ndertojne, ata vetem shkaterrojne, kjo eshte e vetmja aftesi dhe kenaqesi e tyre!”-shkruan Vasili.

Paraardhëse

Bie ‘pista’ e rikthimit, Hazard larg Chelsea-s, Ancelotti e do tek Real Madrid

Pasardhëse

A jeni interesuar ndonjëherë, se pse Europa nuk ndërton rrokaqiej si Azia dhe Shtetet e Bashkuara?

Pasardhëse

A jeni interesuar ndonjëherë, se pse Europa nuk ndërton rrokaqiej si Azia dhe Shtetet e Bashkuara?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.