• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vasili në SPAK për lobimin e LSI, Meta: Të bëjnë ç’të duan, në hënë t’i çojnë letrat

22 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
315
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e djeshme, Petrit Vasili, është thirrur në SPAK ku është pyetur lidhur me lobimin e bërë nga LSI (sot PL) në SHBA, ku i pyetur për këtë zhvillim, Ilir Meta, kreu i PL, deklaroi në “Kjo Javë” se sa kohë ai ka qenë në krye të LSI, nuk ka shkelur kurrë ligjin.

“Sa i takon Metës, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi. Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë“, deklaroi ai ndër të tjera.

Pjesë nga intervista:

Ju keni folur për drejtësi me regji, por teksa dëgjohen edhe zëra se SPAK ka nisur punën me ritme edhe më të shpejta, flitet se do të godasë edhe djathtas. Marrim parasysh faktin që ditën e premte u thirr në SPAK zoti Vasili, kohë më parë keni qenë edhe ju… Si i komentoni këto zëra?

“SPAK është produkt i një reforme në drejtësi të shkatërruar që në hapat e parë të zbatimit te saj nga Rama. Kjo padyshim që reflektohet të gjithë mënyra si është krijuar SPAK apo Gjykata Kushtetuese, duke zgjedhur në mënyrë antikushtetuese Arta Markun. Sikurse e dimë sesi është ndërhyrë nga mazhoranca përmes ligjeve, sa rezulton që sot një deputete e mazhorancës ka 4 familjarë në një prokurori.

Kanë thirrur Vasilin, thërrasin me dhjetëra, por kjo nuk përbën shqetësim as më për Metën as për PL, i vetmi shqetësim i yni është përse nuk ndalohen pagesat e inceneratorëve? Përse nuk verifikohen faktet që nuk ka inceneratorë? Përse nuk verifikohen fakte të tjera? Ky është problemi. Sa i takon Vasilit, lobimet, aktiviteteve të ish-LSI, të bëjnë çfarë të duan, bazuar në çdo lloj informacioni…”.

Jeni të hapur ju për çdo hetim apo thirrje në SPAK?

“Kjo nuk është pyetje për mua, përgjigjja ime është se ata që mendojnë se do të spostojnë përgjegjësitë e Ramës për këtë regjim që ka krijuar në Shqipëri që detyrojnë dhe BE të vendosë sanksione siç ishte ai i fondit për AZHBR, në përralla jo Meta, jo ky jo ai.

Sa i takon Metës dhe PL, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra porosie jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe duhet ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi demokratik. Dhe Shqipëria dhe Amerika kanë marrëveshje ekstradimi, dhe në çdo moment mund të plotësojnë çdo kërkesë për ekstradimi.

Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë. Këto janë lojëra, manipulime të karakterit mediatik që bëhen për të spostuar vëmendjen nga fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorit të Tiranës. Gjitha afera është e ideuar dhe në përfitim të Edi Ramës. Është në shkatërrim të shtetit të së drejtës, në shkatërrim të financave…”.

Paraardhëse

Pezullohet nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Durrës

Pasardhëse

‘Pu, pu, pu çfarë turpi, ec aty VIP-i’ Dafina Zeqiri i përgjigjet Aleksandër Gjokës: Mos u shqetëso për atë që po bëj unë

Pasardhëse

‘Pu, pu, pu çfarë turpi, ec aty VIP-i’ Dafina Zeqiri i përgjigjet Aleksandër Gjokës: Mos u shqetëso për atë që po bëj unë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.