• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vasili lëshon thirrjen e fortë publike: Të zbardhet roli i Ramës, Shqipëria e Kosova janë përballë një rreziku

26 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me një çështje shymë të nxehtë dhe që ka hapur një debat të thellë, duke iu rikthyer “Minishengenit Ballkanik”, e cila ditët e fundit, ka shkaktuar “furtunë” debatesh në sferën politike të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Vasili bën thirrje publike që të zbardhet roli i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që sipas tij, ky i fundit është pjesë e projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës. Ai thekson se Shqipëria dhe Kosova ndodhen sot përballë një rreziku shumë të madh për shkak të kësaj strategjie, që Vasili e quan si “anti-kombëtare”.

Postimi i Vasilit:

Te zbardhet roli i Edi Rames si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder njohjes Kosoves! Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshem edhe ligjor edhe moral qe te beje publik rolin e tij konkret si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder Kosoves.

Ministri i Jashtem i Serbise Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para’ per mosnjohjen e Kosoves dhe terheqjen e njohjeve duke thene:

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”. Ndersa presidenti i Serbise ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Rames se: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Tashme eshte e qarte se gjithshka, qe Rama ben e thote jane pjese e nje strategjie te miremenduar e te mirefinancuar ne Serbi, ku ai ka rolin e tij te mirepercaktuar.

Ndaj eshte vendi qe te radhisim nje seri qendrimesh e veprimesh qe flasin vete: Dorezimi pa kushte i Edi Rames duke u bere pjese aktive ne projektin per asgjesimin anashkalimin dhe menjanimin e njohjes se Kosoves si moment kyç e parimor duke perdorur si instrument Minishengenin.

Pranimin nga Edi Rama te mohimit prej Serbise te Masakres se Reçakut dhe te genocidit ne teresi si nje moment kritik i cili vuri ne levizje SHBA dhe Angline ne levizje per te filluar ofensiven ndaj Serbise dhe qe solli pavarsine e Kosoves.

Mosreagimi nga Edi Rama perballe lobimit te eger te Serbisr per mosnjohjen e Kosoves dhe terheqjen e disa njohjeve te bera me pare te saj.

Mbeshtetja nga Edi Rama e prekjes se kufijve te Kosoves si projekti me i zi kunder saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme ne favor te ketij projekti. Vendosja nga Edi Rama e Takses se Rruges se Kombit si nje politike dhe pengese konkrete per Kosoven si ne planin ekonomik, por edhe me gjere per ta shnderruar Shqiperine nga partner prioritar ne nje vend obstruktiv e thellesisht pengues per Kosoven.

Qendrimi abuzivisht aktiv i Edi Rames kunder Kosoves per taksen 100% ndaj Serbise, nderkohe qe Serbia ushtronte dhe ushtron nje veprim mbareshteteror armiqesor ndaj Kosoves.

Mbajtja nga Edi Rama e nje qendrimi publik denigrues,fyes dhe thellesisht stigmatizues ndaj Kosoves dhe liderave te saj. Institucionet e Sigurise Kombetare ne Shqiperi duhet te zbardhin e hetojne menjehere rolin e Kryeministrit Rama ne te gjithe kete ceshtje te rende dhe te permasave teper te medha.

Demostrimet qesharake te orkestruara te Edi Rames ne Beograd, ne konferenca shtypi butaforike dhe pa asnje vlere gjoja pro Kosoves, te cilat i kane sjelle vetem dem si dhe butaforia e Mbledhjeve te perbashketa qeverive shqiptare dhe kosovare kane sherbyer thjesht si alibi te rreme per te bere gjoja te besueshem rolin e Edi Rames ne funksion te projektit shteteror serb kunder Kosoves dhe Shqiperise.

Sot ky rol i Edi Rames duhet zbardhur e hetuar me te gjitha instrumentet funksionale te Sigurise Kombetare, por edhe te drejtesise, pasi Shqiperia dhe Kosova jane perballe nje rreziku madhor per shkak te nje strategjie te tille thellesisht antikombetare ku roli Esadist e tradhetar i Edi Rames eshte nje nga instrumentet shume te rendesishem te saj.

Paraardhëse

Nuk i hap as xhamin e makinës, shikoni si e injoron Elvana Gjata fansen me lule në duar, vogëlushja e mërzitur fillon të qajë (VIDEO)

Pasardhëse

Vishuni mirë për ditët e fundit të 2019, ja sa pritet të jenë temperaturat

Pasardhëse

Vishuni mirë për ditët e fundit të 2019, ja sa pritet të jenë temperaturat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.