• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Valbona e mbrojtur me gjak për të mos i rënë në duar Serbisë, sot po rrezikohet nga HEC-et

19 March, 2016
në Aktualitet
0
Valbona
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, Lumi i Valbonës përshkon 65 km dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 km e parë, por mesa duket nuk do të jetë kështu dhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm.

Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën e Malin e Zi.

Por përgjatë lumit që i jep emrin Parkut, do të ndërtohen 10 hidrocentrale. Një prej tyre, më i madhi është Hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë. Por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh.

“Këta gjoja janë banorë të fshatit. Ramë Alija është babai im, ka vdekur në 2010, kjo listë është bërë në 2013. Firma nuk është e tij, emri po”, thotë një banor i zonës, raporton Tch.

9 hidrocentralet e tjerë do të ndërtohen jo vetëm përgjatë lumit, por edhe në përrenjtë e Valbonës.

“Valbona nuk është e jona, ne jemi shërbëtorë të saj, kur s’ka pasur shtet fare e kemi mbrojtur me gjak se do ishte e Serbisë sot. Lumi është palca e luginës së Valbonës, më duket banale ndërtimi i hidrocentraleve këtu, përfitimet janë individuale nuk janë të zonës, është shumë më dinjitoze t’i rishohin vendimet nuk është turp”, thonë banorët.

Kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në Valbonë janë edhe turistët, madje edhe ata turistë që bukuria e zonës i shndërroi në banorë të saj.

“Kam ardhur në 2009 si turiste për 11 ditë, jam kthyer në Nju York dhe kam paketuar gjërat. Pyjet plot me ari, kjo nuk ekziston në asnjë vend tjetër, një natyrë e egër që është mbaruar në Zvicër, Austri. Ka vlera gjigante. Valbona është një mrekulli”, thotë Katerina.

Por kjo mrekulli vdes nëse preket arteria që e përshkon, lumi Valbonës.

Paraardhëse

Shitet Lamborghini Huracan për… 1 dollar!

Pasardhëse

Prapaskenat e zgjedhjes së Thaçit president

Pasardhëse

Prapaskenat e zgjedhjes së Thaçit president

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.