• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

“Vajza kërkon babanë”, me lot në sy e fotografitë në duar, flet gruaja e kapitenit turk të zhdukur

11 September, 2019
në Rajon
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk.

Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Gati një javë më parë, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.

Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetim pas mungesës së kapitenit Yavuz, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues.

Vesile Yavuz (26), bashkëshortja e kapitenit Sezgin Yavuz me banim në qytetin Fethiye në provincën perëndimore turke Muğla, e cila tashmë tre muaj e gjysmë është shtatzënë, në një prononcim për gazetarët tha se i shoqi i saj kishte dalë jashtë shtetit para dy muajve dhe se një javë më parë ka marrë rrugën për t’u kthyer.

Ajo rrëfeu se më 4 shtator ai i kishte telefonuar për t’i treguar se do të kthehej në Turqi dhe se mund t’i telefononte sërish pas dy ditësh.

“Nuk më telefonoi më. Të shtunën u gjet mjeti lundrues. Mjeti është gjetur në gjendje aktive, por bashkëshorti im nuk ka qenë brenda. Ende nuk është gjetur. Kërkoj ndihmë nga zyrtarët tanë të lartë të shtetit. Dua që i shoqi im të kthehet. Bija ime pyet për babain e saj dhe unë nuk mund t’i them asgjë”, shtoi Vesile Yavuz./ AA

Paraardhëse

Pas ndarjes së bujshme nga Nora Istrefi, Robert Berisha fotografohet me pushime me këngëtaren e njohur shqiptare (FOTO)

Pasardhëse

Gaboi himnin e Shqipërisë, fajtori francez: S’kam fjetur dy ditë

Pasardhëse

Gaboi himnin e Shqipërisë, fajtori francez: S’kam fjetur dy ditë

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.