• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Vaji i ullirit jashtë normave; AKU zvarrit interpretimin e analizave

8 September, 2017
në Ekonomi
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fiks Fare edhe këtë sezon vijoi me investigimet mbi sigurinë ushqimore. Këtë radhë në fokus ishte vaji i lulediellit dhe ai i ullirit. Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pas analizave për njërin prej treguesvë të cilësisë, indeksit të refraksionit, rezultoi se brenda segmentit vaj ulliri ishin vetem 12 nga 23 mostra. Pra rreth 50 përqind e mostrave që shiten për vaj ulliri natyral, të virgjër apo ekstra të virgjër, nuk ishin vaj ulliri. Ndërsa 9 mostrat e vajit të lulediellit rezultuan brenda segementit të vajit të lulediellit.

Indeksi i refraksionit është një analizë e thjeshtë që kryhet më ndihmën e refraktometrit. Ky tregues i cilësisë së produktit është normë e miratuar nga shteti shqiptar që në vitin 1987. Vaji i ullirit natyral, i virgjër, ekstra i virgjër, duhet të rezultoj brenda segmentit 1,4677-1.4705, ndërsa vaji i lulediellit brenda segmentit 1.471-1.476. Këto norma janë lënë në fuqi edhe me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 475 të vitit 2013.

Fiks Fare konfirmoi që me këto standarde punon edhe Bashkimi Europian (CODEX STAN 33-1981)

Vaji i lulediellit, por mbi të gjitha vaji i ullirit është një nga produktet më me emër të kuzhinës shqiptare. Ai është i njohur për vlerat e jashtëzakonshme ushqimore, pse jo edhe kurative. Metodat e prodhimit të vajit të ullirit natyral, atij të virgjër apo ekstra të virgjër kanë përparuar me kohën, por gjithmonë duke marrë nën konsideratë këshillat e çmuara të traditës.

Ky lëng i artë ka tre karakteristika bazë, ngjyra, aciditeti dhe densiteti. Por kur bie fjala tek konsumatorët e thjeshtë, duke mos njohur këto karakteristika bazë i bën ata të bien pre e prodhuesve të paskrupujt të vajit.

Fiks Fare zgjodhi të shkojë përtej këtyre treguesve, të cilët manipulohen lehtësisht nga përzierja me vajra të ndryshëm, ngjyrues apo bërsia e ullirit, duke i besuar analizave. Aktualisht firmat e prodhimit dhe tregtimit bëjnë autokontroll të produktit të tyre. Kjo do të thotë se në momentin e daljes së një sasie në treg ata dërgojnë për analiza pranë ISUV apo AKU një kampion të produktit. Por a gjendet në treg cilësia e produktit të analizuar?

Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pasi morën përgjigjet me rezultatet e analizave pranë ISUV-it, gazetarët e Fiksit ja dërguan për lexim dhe interpretim Autoritet Kombëtar të Ushqimit. Ky i fundit nuk ka kthyer akoma një përgjigje. Drejtori i këtij institucioni, Dritan Sejko konfirmoi nëpërmjët telefonit se do të mblidhte në një mbledhje urgjente specialistët e institucionit për të shqyrtuar analizat. Sipas tij, përgjigjia me interpretimin e këtyre analizave do të vijë me shkrim sa më shpejt të jetë e mundur.

Fiks Fare bëri një krahasim të rezultateve të nxjerra nga ISUV krahasuar me normën standarde të miratuar për indeksin e refraksionit. Sipas rezultateve :

Indeksi i refraksionit i miratuar për vajin e ullirit është 1.4677-1.4705. Nga 23 mostra të analizuara kanë dalë jashtë indeksit të vajit të ullirit 12 mostra. Ato janë:

Misha Sarande 1 lt 1,4734 
Dhërmiu 1 lt 1.4712 
Borshi Hajdini Natyral 1.4730 
Borshi Hajdini 0,5 lt 1.4727 
Dhërmiu 0.5 lt 1.4712 
Borshi (O dhe B) 1 lt 1.4720 
Dhërmiu Natyral 1 lt 1.4717 
Misha Sarandë 1.5 lt 1.4730 
Dhërmiu Ekstra i virgjër 1 lt 1.4720 
Sidnej Ekstra i virgjër 1 lt 1.4711 
Delvina Vaj ulliri Ekstra i virgjër 1 lt 1.4723
Delvina Vaj ulliri natyral 1 lt 1. 4740

11 mostrat e tjera të vajit të ullirit kanë rezultuar brenda normës dhe indeksit vaj ulliri.

Përsa i takon vajit të lulediellit të 9 mostrat e analizuara kanë rezultuar brenda indeksit të miratuar 1.471-1.476.

Gjithashtu, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i është kërkuar informacion edhe mbi përfundimin e hetimit për praninë e vajit të palmës në produktin gjalp, skandal i cili u denoncua sezonin e kaluar në Fiks Fare.  Pavarësisht hetimeve që nisen rreth tre muaj me parë, AKU-ja ende nuk ka një përgjigje si kanë rezultuar mostrat gjalpë të analizuara prej tyre.

Në atë kohë, pas transmetimit të investigimit që bëri Fiks Fare, disa firma që prodhonin dhe tregtonin bulmet, kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës Institutin e Sigurisë Ushqimore për shpifje. Prokuroria vendosi mosfillimin e procedimit penal.

Paralelisht, e njëjta prokurori ka nisur me iniciativë të saj një hetim për këtë çështje, kësaj herë ndaj subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë bulmet. Hetuesit kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm mostrash bulmeti, ndërsa ende nuk ka një vendimmarrje.

Paraardhëse

Presidenti grek: Shqipëria po minon rrugën drejt BE

Pasardhëse

Çudia, 31-vjeçari në arrest shtëpie: S’ ka kush të më blejë bukë

Pasardhëse

Çudia, 31-vjeçari në arrest shtëpie: S’ ka kush të më blejë bukë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.