• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Utopia e Lulzim Bashës me Republikën e Re

15 May, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Altin Ketro

Sapo në Shqipëri u instalua regjimi komunist, shumica dërrmuese e popullit që vinte fillimisht nga një regjim feudal i mbretit Zog dhe pastaj nga lodhja e gjatë e pushtuesve nazifashistë, krijoi iluzionin e rremë se ditë më të bardha do të vinin për ta. Nën vrullin revolucionar që kaploi çdo grupmoshë po veçanërisht rininë, ata, me kazmat e lopatat hedhur supeve, hipur kamionëve, u shpërndanë anembanë Shqipërisë nëpër hekurudha, kodrina, këneta e kudo dhe si lajtmotiv frymëzimi kishin vargjet:

Hajt punojmë

djersën ta kullojmë

se ndërtojmë

Shqipërinë e Re…

Shqipëria e Re për ta ishte ëndrra shekullore për të qenë të pavarur, të lumtur e të begatë në atdheun e tyre, pa shtypës e shfrytëzues. Aq idealistë ishin sa puna vullnetare në frontet më të vështira konsideroj nder e lavdi, luftohej me vetëmohim deri në sakrificë vetëm për të fituar një copë të kuqe që quhej Flamur i Garave për atë kompani që realizonte e tejkalonte planin, apo stemën “S”, si sulmues, për individët.

Edhe vetë studioja kinematografike mori emrin “Shqipëria e Re” sepse kjo lloj Shqipërie do personifikonte gjithçka të ndryshme që kish qenë deri në 29 nëntor 1944. Ndonëse besimi i masave ishte me sloganet: “Plani dyvjeçar do sjellë begatinë”, edhe vetë regjimi ishte i ndërgjegjshëm se këto ishin afate utopike dhe lejonte që të tilla slogane t’i konsideronte budallallëqe duke i sqaruar masat se, “eh sa punë duhet që të arrihet begatia…”

E bëra këtë hyrje me regjimin komunist, sepse e njëjta skemë e iluzioneve po përpiqet t’u imponohet popullit opozitar nga Lulzim Basha me sloganin “Republika e Re”. I ndesh shpesh këto iluzione nëpër komentet online që kryesisht janë mosha të reja e të pa sprovuara me premtimet me fjalë të mëdha që bëjnë politikanët. Një prej premtimeve utopike të Republikës së Re është zhdukja përfundimtare e krimit dhe drogës. Është me të vërtetë një çudi e madhe se si do arrijë ta realizojë Lulzim Basha këtë zhdukje pa kthim të krimit e drogës. Sepse krim ka patur edhe nën regjimin komunist ku autorin e dinte se ç’e priste po të kapej (që do kapej kjo nuk diskutohej). Luftën me krimin dhe drogën ende s’e kanë fituar as shtete të fuqishme perëndimore, që kanë standard të lartë demokracie e mirëqenie. Nga historia di që mafien e zhduku vetëm Musolini sipas formulës fashiste të pushkatimin në vend, pa gjyq, të mafiozëve dhe ia arriti. Luftën me drogën po përpiqet ta “fitojë” edhe presidenti filipinas Duterte që ka urdhëruar pushkatimin kudo që të ndeshen të çdo trafikanti e përdoruesi droge. Në rast se modeli i Musolini-t dhe Duterte-s është ai që do zbatohet në Republikën e Re, mund të themi se kemi shpresë se krimi dhe droga do shfarosen njëherë e mirë dhe Shqipëria do jetë përjetë imune prej tyre. Por, paralelisht do të duhet të kryheshin ndryshimet procedurale të cilat do ta lejonin këtë formë ekzekutimi, përndryshe ajo çka ofron Basha është e njëjtë me sloganin komunist të përafruar: “Plani katërvjeçar i qeverisjes do shfarosë krimin dhe drogën”, por pa modestinë e ish regjimit që këto afate i konsideronte budallallëqe.

E vetmja kauzë e cila do t’i shkonte përshtat një Republike të Re, në kushtet e Shqipërisë, do të ishte një dhe vetëm një: Reforma e thellë dhe e plotë në sistemin e kalbur të Drejtësisë i cili do të fillonte së pari spastrimin nga radhët e veta të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, më pas të niste me pjesën politike, e kështu me radhë gjithë sektorët e rëndësishëm publik pse jo edhe privat. Kjo kauzë duhet të kishte një eskluzivitet, opozitën, e cila duhet të kish qysh në krye të herës flamurin e nismëtares dhe finalizueses së kësaj reforme. Sa për krahasim, po i referohem ligjit të dekriminalizimit i cili ishte produkt 100 për qind i opozitës nga fillimi në fund.

Por, kjo farë opozite as që e kishte në referencë këtë kauz kaq sublime që do t’i sillte fitoren e sigurt në zgjedhje. Pavarësisht të shkuarës së saj të lidhur kokë e këmbë me këtë sistem të kalbur që u ngriti qysh nga Plepat historikë të Durrësit; pavarësisht se mbi supe kish një mal me akuza që i kish mbyllur me procedurë pasi “sëmureshin” tek shkallët e prokurorisë; pavarësisht se kjo reformë do prekte shumë “mirëbërës” të saj brenda sistemit, vjen një moment që thua: STOP, unë do rriskoj gjithçka për veten dhe për shumëkënd nga të mitë që mund të rrezikohen, por ama do t’i hyjë detit me këmbë për t’i dhënë më në fund shqiptarëve atë që meritojnë: një sistem drejtësie të drejtë e të pavarur ku secili, nga më i thjeshti e deri te Kryetari i Shtetit, të jenë të barabartë e të marrin vetëm atë çka u takon sipas ligjit.

Kjo për mua ishte një ëndërr utopike për opozitën që kemi, megjithatë ajo e humbi këtë shans të artë që nuk të vjen më në politikë. Për fatkeqësinë e saj, ajo ia la gjithë meritën qeverisë duke i dhuruar me dëshirë një armë nukleare për fushatën zgjedhore. Ajo i dha qeverisë nëpërmjet kësaj arme edhe mbështetjen e pakufi nga faktori ndërkombëtar, duke e nxjerrë qeverinë flamurtare të kësaj reforme, kurse opozitën mbrojtëse të një sistemi që mbi 90 për qind e popullit e listojnë në krye të klasifikimit të më të korruptuarve.

Sistemi i pastër i drejtësisë është ai që do të garantonte nesër, për çdo lloj opozite, atë që opozita aktuale kërkon me ngulm sot: zgjedhjet e lira e të ndershme. Sepse dera e drejtësisë do jetë ajo ku do trokasim të gjithë për të zgjidhur padrejtësitë dhe do jetë po ajo derë që s’do lejojë më çfarëdolloj individi, me e pa pushtet, që të abuzojë me ligjin. Opozita e Lulzim Bashës tregoi miopinë më të madhe politike, pasojat e të cilës do t’i vuajë shumë gjatë. Aq gjatë sa të ketë në krye e përbërje ende drejtues me mentalitetin e turmës së Çadrës që duartrokasin pa e ditur se Republika e Re që u premtohet s’është gjë tjetër veçse utopia që komunistët i ofruan popullit shqiptar me Shqipërinë e Re.

Paraardhëse

A mund ta frikësojë akoma Schulzi, Merkelin?

Pasardhëse

Sot shansi i fundit për zgjidhjen e krizës politike. Zbardhet axhenda e diplomatit të SHBA

Pasardhëse

Sot shansi i fundit për zgjidhjen e krizës politike. Zbardhet axhenda e diplomatit të SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.