• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ushtria e Kosovës, Gjermania e zhgënjyer thellë me Thaçin

23 March, 2017
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sipas Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për transformimin e FSK-së në ushtri, rrezikon raportet e Kosovës me NATO-n. Nisma e Hashim Thaçit për transformimin e rolit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është brengosëse për Gjermaninë, ndërsa fakti që Presidenti nuk konsultoi partnerët ndërkombëtarë për propozimin e tij ka zhgënjyer ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

Projektligji i iniciuar për pajisjen e FSK-së me armë dhe marrjen e rolit të ushtrisë mund t’i rrezikojë madje edhe raportet e Kosovës me partnerin e saj kryesor ushtarak – NATO-n, thuhet në përgjigjet e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhënë për Klan Kosovën.

“Ne jemi të zhgënjyer që propozimi nuk është diskutuar paraprakisht me partnerët e Kosovës në NATO dhe aktorë të tjerë relevantë. Jemi të brengosur, sepse ky propozim rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n dhe pengon dialogun e normalizimit”, deklaron ambasada në emër të ambasadores, Angelika Viets, për Klan Kosovën.

Presidenti i Kosovës e ka të garantuar me Kushtetutë propozimin e nismave legjislative, por sipas Ambasadës, po kjo Kushtetutë duhet të konsultohet për transformimin eventual të FSK-së në ushtri.

“Definimi i mandatit dhe strukturës së Forcës së Sigurisë së Kosovës janë vendime të pavarura të Kosovës. Sidoqoftë, çfarëdo transformimi do të duhej të bëhej në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik transparent që do të përfshinte të gjitha palët e përfshira në të”.

Ambasada gjermane sugjeron edhe që të bëhen llogaritë duke pasur në konsideratë qëndrimet e NATO-s, të dhëna përmes sekretarit gjeneral, Jens Stoltenberg, se aleanca do stepej nga ndihma për FSK-në, nëse ndryshimet bëhen vetëm me ligj e pa Kushtetutë.

“Vendimmarrësit duhet të kenë parasysh paralajmërimet e NATO-s; se NATO-s do t’i duhet të rishikojë nivelin e saj të përkushtimit, posaçërisht për sa i përket çështjes së ngritjes së kapaciteteve, nëse ligji aktualisht i propozuar miratohet”.

Shqetësimet e shtetit gjerman karshi nismës së Thaçit, për të cilën presidenti vazhdimisht ka deklaruar se s’është e njëanshme, por që po vazhdimisht është kritikuar si e tillë nga ndërkombëtarët, kapin edhe një dimension tjetër.

Për një nga shtetet më sociale në botë siç është Gjermania, shumë më të nevojshme janë reformat në fusha të tjera në Kosovë. Prandaj, sipas ambasadës gjermane, tema e çështje si kjo për ndryshim të misionit të FSK-së, mbajnë larg vëmendjen nga problematikat tjera, tejet të rëndësishme.

“Ne e kemi mbështetur fuqishëm një Kosovë të pavarur dhe sovrane, gjatë gjithë kohës. Megjithatë, na vjen keq që çështje polarizuese si kjo, largojnë vëmendjen nga reformat që janë shumë më urgjente, sikur janë sistemi i sigurimeve shëndetësore dhe sigurimi i mirëqenies më të mirë sociale për njerëzit”.

Derisa polarizimet vijojnë, propozimi i para më shumë se dy javëve i Thaçit po vazhdon të bëjë hapat e nevojshëm nëpër institucionet e Kosovës.

Pas dorëzimit të projektligjit nga presidenti në Parlament, sipas procedurave ai është përcjellur për në Qeveri dhe kjo e fundit pastaj e ka dërguar në tre ministri; të Forcës së Sigurisë së Kosovës, atë të Financave dhe në Ministrinë e Integrimit Europian.

Opinionet e këtyre tri dikastereve të Qeverisë janë përcjellur tek Kryeministri, ku më pas konsumohet koha e nevojshme – më së shumti një muaj nga dita e pranimit të projketligjit – dhe pastaj vendoset data se kur do t’u shkojë deputetëve për votim.

Partitë në Kosovë, të pozitës e opozitës, parimisht kanë pasur unanimitet rreth nismës dhe fillimisht e kanë përkrahur të gjitha, por më pas, kur ideja e presidentit u kundërshtua hapur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën për formën, jo pak hezitime kanë filluar të shfaqen.

Një transformimi i FSK-së me ndryshime kushtetuese ashtu siç e duan aleatët strategjikë të Kosovës ishte propozuar mandatin e kaluar. Lista Serbe, që tani e kundërshton kategorikisht bërjen e FSK-së ushtri, atëbotë votën e vet e kishte kushtëzuar me vazhdimin edhe për një mandat të ulëseve të rezervuara. Lidhja Demokratike e Kosovës, atëherë në opozitë, e kishte kundërshtuar. Njëjtë kishte bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Paraardhëse

Rama nis takimet me aleatët e vegjël për koalicionin

Pasardhëse

Plagosja në Kinostudio, policia arreston vjehrrin e autorit

Pasardhëse

Plagosja në Kinostudio, policia arreston vjehrrin e autorit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.