• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ushtari i Kosovës që plagosi 2 serbët, djalë i një dëshmori të UÇK-së

6 January, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
280
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat e Kosovës kanë publikuar identitetin dhe foto të pjesëtarit të FSK-së i dyshuar si autor i plagosjes së 2 të rinjve serbë në Shtërpcë. Të plagosurit janë njëri 21 vjeç e tjetri 11 vjeç. Autori quhet Azem Kurtaj, 33 vjeç dhe është arrestuar tashmë nga policia.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj konfirmoi se ai është efektiv i ushtrisë së Kosovës. Mehaj tha se ai do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi të FSK-së.

“Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, – shkroi Mehaj në Facebook.

Më 25 nëntor të vitit të kaluar, Azem Kurtaj ishte mes ushtarëve të Kosovës që u dekoruan nga Ushtria e Shqipërisë.

Babai i tij, Danush Kurtaj është dëshmor i UÇK-së. Ai mbeti i plagosur rëndë më 21 maj të vitit 1999 duke humbur jetën një ditë më pas. Ai kishte qenë i burgosur në Dubravë dhe ishte mes shumë viktimave në masakrën e kryer nga forcat serbe.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes. 2 serbët u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Ata kanë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Motivi i ngjarjes mbetet i paqartë. Në zonë situata është tensionuar. Serbët lokalë kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën nga Shtërpca në Prevallë. Në zonë kanë shkuar forcat speciale për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën.

Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar ashpër ngjarjen.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm”, – ka shkruar Kurti në Facebook.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për incidentin, duke kërkuar që përgjegjësi të vihet para drejtësisë.

“Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë”, – ka shkruar ajo.

Paraardhëse

“Arsimtarët nuk kanë marrë rrogën e dhjetorit”, Berisha: Me lekët e tyre luhet bixhoz qeveritar

Pasardhëse

Njoftimi nga ministria e Jashtme njoftoi largimin e Yuri Kim, ‘shpërthen’ profesori i njohur: Një gafë kolosale, dikush të mbajë përgjegjësi

Pasardhëse

Njoftimi nga ministria e Jashtme njoftoi largimin e Yuri Kim, ‘shpërthen’ profesori i njohur: Një gafë kolosale, dikush të mbajë përgjegjësi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.