• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Uroj me gjithë fuqinë e shpirtit që kjo të ndodhë”, Manjani zbulon rrugën që do t’i jap fund krizës në Shqipëri

2 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa shkruan se nuk i beson fare Komisionit Europian kur mat progresin e Shqipërisë, lutet që të na hapen sa më shpejtë negociatat.

Sipas Manjanit vetëm në këtë mënyrë do të marrë fund konflikti i interesit me Europën dhe sundimi i ‘Bosit’ që shitet si sundim i ligjit.

Postimi i plotë:

Personalisht nuk i besoj Komisionit Europian kur mat progresin në Shqipëri.

Nuk i besoj sepse ky Komision gjendet në konflikt interesi. I duhet të vlerësojë Reformat që ka bërë vetë. Askush që do ti duhet të vlerësojë veten, nuk është objektiv.

Nuk ka të bëjë fare me individët që kryejnë funksione në Tiranë apo Bruksel. Fare! Por me konfliktin e interesit që ekziston i ulur këmbëkryq në marrëdhënien Shqipëri-BE.

Kjo në fakt është edhe arsyeja që vendet anëtare të BE, mbajtën qëndrim të ndryshëm nga raportet e vlerësimit të Komisionit Europian. Shtetet anëtare, Gjermania e para, preferuan të vënë kushte shtesë, sepse “progresi” që raporton Komisioni i Europian, nuk është bindës.

Arsyeja është pikërisht Konflikti i Interesit që ekziston në misionin dhe mandatin e Komisionit në raport me Shqipërinë.

Se si do zgjidhet kjo, nuk e di! As nuk e vras hiç mendjen sepse nuk është punë për ne, në fakt.

Por, uroj megjithë fuqinë e shpirtit që të NA ÇELEN NEGOCIATAT, sa më parë!

Nuk jam besimtar, por jam gati të lutem nëse kjo i shërben hapjes së negociatave!

Negociatat janë e vetmja lidhje zyrtare që na mban me Europën. Për ne ato janë jetike, sepse vendosemi nën një monitorim shumë të rreptë, që ska asnjë lidhje me hyrra-byrrat e deri sotme të Ambasadorëve dhe shpurës së ekspertëve pa lidhje.

Çelja e negociatave i jep fund Konfliktit të Interesit dhe të gjithë interesave gjithfarësh që na i kanë bërë ambasadorët gjithollogë, zëdhënës e guvernantë.

Çelja e negociatave i jep fund kompromisit, ku sundimi i Bosit shitet si sundim i ligjit!

I jep fund edhe “suksesit” fiktiv të reformës ku mbyllja e gjykatave quhet vlerë!!! Kulmi!

Kemi nevojë që dikush të na vërë stekën e standardeve dhe të na masë sa realisht e kalojmë atë stekë. Jo me llafe, as me deklarata, as me raporte fiktive.

Vetëm leximi i realitetit na ndihmon. Vetëm kështu shkojmë drejt Schengenit të vërtetë, duke i përbuzur minischengenarucët.

Vetëm kështu perëndimi nuk na sheh më me syze diplomatike. Nuk i duam më ato syze.

Paraardhëse

“Çfarë je ti pronar i parlamentit?” Debate të ashpra në Kuvend mes Bashkim Finos dhe Ralf Gjonit

Pasardhëse

Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Ilir Meta, por si do jetë moti, a priten surpriza? Meteorologu jep përgjigjjen

Pasardhëse

Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Ilir Meta, por si do jetë moti, a priten surpriza? Meteorologu jep përgjigjjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.