• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Urdhri i Joe Biden për shpalljen non grata të personave të përfshirë në korrupsion, Agim Nesho zbulon prapaskenat dhe paralajmëron zhvillime të reja

30 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
214
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Ambasadori Agim Nesho e ka parë urdhrin e administratës së re amerikane për shpalljen non grata të personave të përfshirë në çështje korrupsioni si një sinjal që këto çështje nuk do të lihen pa prekur nga SHBA.

Nesho tha në MCN TV se lideri Joe Biden kërkon respektimin e normave ndërkombëtare dhe se lufta kundër korrupsionit është e panegociueshme.

Intervista e plotë:

Pyetja: Zoti Nesho, çfarë duhet të presim nga administrata e re amerikane në raport me Shqipërinë dhe Ballkanin? Një sinjal ishte urdhri i presidentit Biden për personat non grata.

Nesho: Mendoj se ishte diçka më tepër sepse urdhri i Biden e tejkalonte këtë. SHBA nuk do ti lënë pa prekur këto çështje. Kemi një lider të rendit liberal sot, i cili kërkon respektimin e normave ndërkombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit që është i panegociueshëm për Europën.

Pyetja: Pak ditë pasi Bashkimi Europian bllokoi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Rama, ai maqedonas Zaev dhe presidenti Vuçiç rikthyen në vëmendje iniciativën e shengenit ballkanik, i cili u zhvillua ditën e djeshme online. Si e lexoni ju deklaratën e përbashkët të tre liderëve ku kërkonin ndihmën e BE dhe SHBA për të mbështetur këtë nismë?

Nesho: Kjo është një iniciativë ballkanike, jashtë SHBA dhe BE dhe të dy këto fuqi nuk janë kundër, por insistimi që bëjnë liderët për të mbajtur një iniciativë si parakusht për integrimin tregon se ka iniciativë të shtyrë nga Serbia për të realizuar pushtetin absolut të Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç e përdor këtë për të treguar se nuk ka asgjë me shqiptarët, bashkëpunon me to, por me rregullat që vendos vetë. Duke thënë që nuk kam asgjë me shqiptarët dhe që nuk janë ata nacionalistët e ri, por që gjejmë gjuhën me liderat që kuptojnë. Ky është presion ndaj Kosovës. Kjo iniciativë është e tejkaluar. Është edhe shprehje pakënaqësie ndaj BE duke përkrahur këtë iniciativë serbe. Në këtë kuptim ne kemi rënë pre e kësaj iniciative që nuk është shumë e mirë për shqiptarët.

Paraardhëse

Soreca takohet në fshehtësi me kryetaren e Kushtetueses ditën e vendimit për teatrin, reagon Robert Budina

Pasardhëse

Reeker në Tiranë u takua vetëm me Ramën dhe Bashën, vjen reagimi i parë nga presidenca

Pasardhëse

Reeker në Tiranë u takua vetëm me Ramën dhe Bashën, vjen reagimi i parë nga presidenca

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.