• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ura dhe çmimi ujit

27 July, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ura!…(kjo histori s’ka lidhje me Ne shqiptarët). Në një vend të largët, por shumë të largët nga këtu…, ishte një fshat në majë një mali. Fshatarët shkonin e vinin në këmbë nga fshati dhe kudo ku kishin nevojë të shkonin duke kaluar mbi një urë, lëvizjet ishin në këmbë, sepse në atë vend përdornin shprehjen e tyre popullore… “fshati që duket,  s’do autobus”!….

E kështu vazhdonte jeta e fshatit dhe e fshatareve mes ec e jak-ëve, por një ditë, kryetari i fshatit ishte duke pirë me një shokë të ngushtë, ai i shoku i tha-ore, po si bëmë një koqe leku me këta fshatarët? Si?, ju hodh Kryetari, “në çfarë mënyre”? Po ja-vazhdoi shoku duke pirë, “është ura, i vëmë nga një taksë për çdo kalim vajtje ardhje për çdo fshatar…, e imagjinon çfarë fitimi”? “Joooo”!-tha kryetari: “Do ngrihen fshatarët dhe do bëjnë hatanë”. ”Po ç’thua more”?-i thotë shoku duke kthyer edhe një gotë tjetë. “Këta fshatarë mender të hanë munë, provoje njëherë dhe e shikojmë”.

Të nesërmen, kryetari dha urdhër që për çdo kalim në urë, fshatarët do paguanin nga 1 mijë lekë (e bëj me lekët tona për ta bërë më të kuptueshme) dhe vendosi një arap te ura që të mblidhte lekët. Një ditë më pas thirri arapin dhe e pyeti:” Hë c’thanë fshatarët…protestuan”Jo mo”!-u përgjigj arapi, bënë ca llafe por paguan. Shoku i Kryetarit i tha: “Të thashë që këta fshatarë të hanë munë. Më dëgjo mua, bëje 2 mijë lekë nesër, rrite”. “Joooo”,-u hodh kryetari, “do na osh në bela me fshatarët”.  “Ore, më dëgjo mua, do bëhemi të pasur”! Diën tjetër arapi ju kërkonte fshatarëve nga dy mijë lekë. Një ditë më pas, kryetari e pyet arapin: “Hë mo protestuan fshatarët”? “Jooo! Ca llafe nëpër dhëmbë, paguajnë dhe shkojnë”. Duke e parë kështu, kryetari ua rriti taksën e ujit(më falni, lapsus), taksën e kalimit të urës 10 mijë lekë. Dhe si zakonisht të nesërmen e pyeti arapin. “U tërbuan besoj ëë?! “Joooo”!-u përgjigj arapi. Shanë ca nëpër dhëmbë por në fund, vreng lekët dhe çdo gjë në rregull.

Kryetari i kthehet shokut që i propozoi idenë për tu pasuruar, “do ti që kishe të drejtë! Po këta popull janë apo dele?! Shoku qeshi dhe i tha: “Më dëgjo mua, bëje keshtu, në kohën që do kalojnë urën, fshatarët do paguajnë nga 10 mijë lekë do presin që t’ua bëj edhe njëherë arapi dhe pastaj do kalojnë urën! “Në asnjë meënyrë”,- ulëriti Kryetari…”do na vrasin fshatarët”! Shoku qeshi: “Provoje njëherë”,-i tha. Në ditën tjetër te zyra e kryetarit ishin mbledhur një grumbull fshatarësh që bërtisnin dhe ulërisnin me të madhe, kryetari u tremb dhe i kthehet shokut: Ç’na bëre, do na vrasin” dhe ju afrua grumbullit të fshatarëve të inatosur: Çfarë keni që bërtisni?!

Një fshatar u hodh dhe foli: “Ore zoti Kryetar, po shtoni një arap te ura të paktën se radhën se durojmë dot?!”… Të dashur lexues, s’po e vazhdoj më tej historinë. (Ndërkohë që shkruaj këto radhe, Lali Eri po komunikon rritjen e çmimit të ujit dhe mua më vjen për të qeshur, pse si ata fshatarët jemi ne?! Joooo, këtu ka xhaxhai biçak!). Jam krenar që jam shqiptar dhe mbi të gjitha tiranas!

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 27 korrik 2017

Pasardhëse

Rama, krerëve të hipotekave: Dorëhiquni brenda 24 orëve!

Pasardhëse

Rama, krerëve të hipotekave: Dorëhiquni brenda 24 orëve!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.