• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

“Unë i thoja pusho, kurse ai…” Babai i Ermal Metës flet për dhunën ndaj djalit

12 February, 2018
në Kulturë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas suksesit që korri në Sanremo i cili vijon atë të një viti më parë, shumë paqartësi janë ngritur për marëdhëniet e këngëtarit ermal Meta me babanë e tij. Kjo e nxitur edhe nga intervistat me dy kuptime që ai ka dhënë.
Gazeta online shqiptare “Corriere degli albanesi incazzati” i mori intervistë pas fitores së djalit, babait të fituesit. Me sa duket intervista eshte nje shaka e gazetes megjithate ironia vlen per tu argetuar. Ja çfarë thotë ai për jetën, mardhëniet me djalin dhe suksesin e tij:

Corriere: A jeni të entuziazmuar nga fitorja e djalit tuaj?

Babai: Po ku ka baba që nuk gëzohet për fitoren e çiliminjve të tij.

Corriere: Si erdhët në Itali, me gomone?

Babai: Jo po me not. Po jo o vlla, ça është ky muhabet që gjithë shqiptarët vijnë në Itali me gomone? Me autobuz që hipi në traget erdha.

Corriere: Kishit vizë?

Babai: Patjetër që kisha. I kisha blerë 2.000 euro copën.

Corriere: Si ka mundësi që keni blerë vizën?

Babai: Si do të kishte mundësi mos ta blija, thuaj.

Corriere: Si kanë qënë marrëdhëniet me Ermalin?

Babai: Si të gjithë baballarëve me fëmijët.

Corriere: E keni keqtrajtuar? Keni përdorur dhunë ndaj tij?

Babai: Tani, nëse e keni fjalën për ndonjë pëllëmbë, edhe ia kam dhënë.

Corriere: Ermali thotë që keni abuzuar me të?

Babai: Epo ça të bëjë edhe ai i shkreti? Duhet të thotë ndonjë gjë. Po shyqyr që nuk tha se jam gay se do na kishte turpëruar fisin e nuk do na linte fytyrë të dilnim në Fier.

Corriere: Nuk keni abuzuar fare?

Babai: O vlla, po të jetë për ndonjë pëllëmbë që kam dhënë, i bie që gjithë shqiptarët të jenë të dhunuar. Ne kur na çonin në shkollë, porosia e parë që prindërit ju jepnin mësuesve ishte “mos ja kurse pëllëmbët këtij timit se është harrakat”. Po edhe ju mos bëni kaq buzëhollë se nga ju i mësuam gjithë hiletë.

Corriere: Cilat ishin arsyet që e qëllonit.

Babai: Po sa herë shkonte në banjo, harronte të shtypte ujin. Qelbej shtëpia. I flisnja një herë e dy, e kur nuk vinte mend i hiqnja ndonjë turinjve. Pastaj kur vija nga puna, ai i binte një pianoje që ia kisha blerë për ditëlindje. Unë i thosha: Pusho; ai fillonte e këndonte. Unë doja të flija pak, ai hapte manjetofonin. Epo nerva janë, dhe ja këpusnja ndonjë turinjve.

Corriere: Çfarë këngësh preferonte Ermali të dëgjonte kur ishte i vogël?

Babai: Këngë popullore. Dëgjonte shumë këngët e grupit të Sheqit të Madh dhe Lapardhasë. Kur u rrit pak, pëlqente Kozma Dushin.

Corriere: Kënga e djalit tuaj bënte fjalë për terrorizmi dhe që nuk duhet të dorëzohemi përpara tij. Keni qenë të kërcënuar nga terrorizmi në Shqipëri?

Babai: Po jo o vlla, ne evgjitët në Shqipëri i kemi në zap, nuk i lëmë të livadhisin si këta tuajt këndej.

Corriere: Ju falenderojmë për intevistën.

Babai: Sa herë të duash vlla.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 13 shkurt 2018

Pasardhëse

Moderatorja e njohur shqiptare përfundon në pranga! /Foto

Pasardhëse

Moderatorja e njohur shqiptare përfundon në pranga! /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.