• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

”Unë nuk marr impenjime që nuk i mbaj dot”, Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë

4 December, 2024
në Aktualitet, Botë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehet e bindur se marrëveshja me Italinë për emigrantët do të funksionojë.

Pavarësisht se Gjykata e Romës deri më tani ka pezulluar qëndrimin e emigrantëve në qendrat në Gjadër, Meloni në një intervistë për median italiane “Quarta Repubblica” thotë se qeveria italiane po punon për të gjetur zgjidhje.

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk marr impenjime që nuk mund t’i mbaj dot.

Gazetari: Po gjyqtarët nuk i lejojnë emigrantët të ikin atje.

Meloni: Mos u shqetëso. Ka zgjidhje, po punojmë. Projekti i Shqipërisë sipas meje duhet të funksionojë. Po punojë që të funksionojë.

Sipas Melonit, kjo marrëveshje është inovative dhe do bëjë gjithçka që të funksionojë. Jo më kot , kryeministrja italiane shprehet se po i kushtojnë vëmendje të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

“Për mendimin tim, projekti shqiptar duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar atë.

Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet në Bashkimin Evropian, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore, ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane shprehet se e dinte që do hasej me shumë pengesa sidomos në politikat për të zgjidhur çështjen e emigracionit.

Por, Meloni theksoi se nuk duhet të ndalen para pengesave dhe prandaj shprehet e bindur se do të gjejë zgjidhje.

“Unë kisha marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate.

Jam i pajisur, e dija, veçanërisht për emigracionin, sepse e dija që do të kishte kundërshtime shumë të gjera.

E dija që do të kisha hasur në shumë pengesa, kjo që po shohim, e dija që shumë nuk do të ishin dakord me këto iniciativa, pas së cilës mendoj se nuk duhet të ndalemi para pengesave që ne hasim dhe prandaj vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë”.

Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër janë bosh.

Ndonëse me personel të reduktuar, autoritetet Italiane vijojnë ti mbajnë të hapura, ku janë në pritje të vendimeve të drejtësisë në lidhje me këtë marrëveshje.

Paraardhëse

Parlamenti pranon kërkesën e demokratëve, kthen në kuvend Berishën

Pasardhëse

Don Xhon në lidhje me një tjetër ruse

Pasardhëse

Don Xhon në lidhje me një tjetër ruse

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.