• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Unë, Edi Rama “Macja e Zezë”

1 May, 2016
në Dosje
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në vitin 1996, Edi Rama ishte njëri ndër intelektualët me ndikim të rëndësishëm në opinionin publik të kohës. Një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së demokratëve të asaj kohe, që shfaqej edhe si antikomunist radikal. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Rama flet për situatën politike në vend, kohë kur President ishte Sali Berisha. Kritika të ashpra për pushtetin dhe për opozitën. Roli i intelektualëve, por edhe një shpjegim për komunizmin dhe faktin pse shqiptarët e duruan atë regjim. Në atë intervistë spikat “alergjia” për rezultatin e lartë që merrte partia dhe Enveri nga shqiptarët. Rama i quan shqiptarët e kohës së komunizmit lakej që i bindeshin diktatorit duke e votuar 99.99% , ndërsa kosovarët servilë që e identifikonin Nanën Shqipërinë me Bacë Enverin.

Që nga 1996 kanë kaluar shumë vjet. Sot Rama nuk duket se ka të njëjtin qëndrim, Ai tashmë është vetë në krye të partisë së Enverit dhe votohet afërsisht sa ai, me 97%.

Më poshtë janë pjesë të shkëputura nga intervista e 1996 e Ramës me gazetarin Ilir Keko, botuar në gazetën “Koha Jonë”.

Për intelektualët   

Shoqërisë i duhen edhe intelektualët edhe politikanët, secili në punën e tij. Unë mbroj atë pikëpamje që e sheh të pamundur angazhimin e drejpërdrejtë të intelektualit në politikë. Intelektuali është për natyrë të tij, dikush që jeton mes fronteve në tokën e askujt. Ai kurresei nuk mund të flijojë pavarësinë e tij për tu rreshtuar në njërin prej fronteve në kërkim të votave. Kështu do të detyrohej të thoshte e të bënte gjëra që do të duartrokiteshin prej shumicës, me fjalë të tjera do të linte peng pavarësinë e tij. Misioni i intelektualit është të denoncojë gënjeshtrën në të gjitha format e shfaqjes së saj dhe pavarësisht nga çmimi që duhet të paguajë. Intelektali që hyn në politikë është i destinuar të humbasë si intelektual, si dhe politikani që rreket të bëjë intelektualin është i destinuar të humbasë si politikan.

Në këtë hendek ndodhet sot edhe grupimi më liberal politik që ka Shqipëria, Aleanca Demokratike. E krijuar prej shpirti rrebel të disa intelektualëve që mbetën në politikë kur inspiruan lëvizjen e dhjetorit e paskëtaj u ngritën kundër frymës totalitare që sundoi Partinë Demokratike. Kjo parti ka pengesën e vet të madhe pikërisht shpirtin intelektual të Neritan Cekës, Gramoz Pashkos, Arben Imamit, Preç Zogajt, Teodor Kekos e disa të tjerëve, të cilët shpesh bien në kurthet e ekzistencës intelektuale dhe nuk arrijnë të kënaqin epshin popullor me ëndrra me sy hapur.

T’i shmnagesh këtyre kurtheve nuk do të thotë të bësh politikë të pamoralshme por të administrosh me syrin e të nesermes shanset që ofron e tashmja. Aleanca Demokratike si dhe Forumi Eurosocialist janë organizmat e parë të një klase tjetër lloj politikanësh dhe pikërisht për konsolidimine kësaj klase ka nevojë politika shqiptare. Intelektualët janë “macet e zeza” të çdo pushteti, futja e tyre në ndërtimin e projekteve politike do të ishte edhe fundi i tyre”.

Për Enverizmin

Enverizmin nuk e bënë ideologji sunduese enveristët, të cilët kishin të drejtën e tyre të shenjtë ta shihnin Enverin si At, po paraliza totale e antienveristëve, heshtja dhe devocioni prej lakejsh i shqiptarëve që votonin  99.99%  pro partisë, apo servilizmi i verbër i kosovarëve që e kishin identifikuar nanën Shqipni me bacën Enver.

Të gjithë ne shqiptarët bëmë që enverizmi të bëhet çështje e madhe e kombit dhe simboli i Shqipërisë në botë. Është e kotë të kërkosh se sa ishin enveristët në raport me pjesën tjetër të popullit apo se si mund të ndahen shqiptarët “e mirë” nga të “këqinjtë”,duke marrë si premisë enverizmin.

27.al

Paraardhëse

Koncesioni i “Rrugës, së Kombit”, kompanitë afat deri në datën 9 maj

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 2 maj 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e hënë 2 maj 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.