• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ulsi Manja: PS e ka vendosur për të shkarkuar Metën, nëse do gjejmë shkelje penale do t’i kërkojmë SPAK ta hetojë

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Socialistët duket të vendosur për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra. Ky i fundit para dhe gjatë fushatës zgjedhore u zhvesh nga kostumit i kreut të shtetit, duke bërë thirrje politike dhe për dhunë. Por për mazhorancën socialistet kjo strategji e ndjekur nga presidenti Meta meriton ndëshkim shembullor. Ka qenë kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, i cili gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme garantoi se PS do t’i shkojë deri në fund nismës së saj për ta shkarkuar Metën nga detyra.

“Sot Kuvendi i Shqipërisë, formalizoi një procedurë, të cilën kjo mazhorancë e kishte paralajmëruar që gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Nëpërmjet Ballës deklaruam që me Presidentin e Republikës, lidhur me këtë sjellje që po manifeston gjatë procesit zgjedhor do të merremi menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioni Hetimor do të duhet t’i referojë Kuvendit një raport të themeluar tërësisht në konsiderata juridike. Pra Komisioni Hetimor në rastin konkret do të duhet të hetojë shkeljet e pretenduara nga pikëpamja juridike dhe ne jemi të vendosur që ta çojmë deri në fund nismën për shkarkimin nga detyra të Metë”, deklaroi ai.

Më tej teksa ka listuar disa nga shkeljet e presidentit Meta siç janë thirrjet për dhunë që sipas tij, janë anti-kushtetuese, deputeti Manja theksoi e nëse gjatë hetimeve që do të kryejë komisioni hetimor do të gjejë edhe shkelje të natyrës penale të konsumuara nga kreu i shtetit, atëherë do të hyjë në lojë SPAK.

“Meta ka shkelur nenin 86 të Kushtetutës që e definon Presidentin kryetar shteti dhe simbol i unitetit të Kombit. Që do të thotë presidenti nuk mund të marrë anë politike. Por në rastin konkret, përpara zgjedhjeve të 25 prillit Presidenti çfarë bëri? Mbivendosi autoritetin kushtetues të Presidentit të Republikës duke mbajtur anë politike, duke u vënë tërësisht në shërbim të një force politike në opozitë. Pra Presidenti doli nga misioni i vet kushtetues duke iu kundërvënë hapur qeverisë. Komisionet Hetimore sigurisht bëjnë një raport për Kuvendin, që në rastin konkret raporti mund t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e Presidentit të Republikës. Por, në rast se Komisioni Hetimor konstaton edhe shkelje të natyrës penale që nuk janë në tagrin e Kuvendit, Kuvendi merr vendim për t’ia referuar organeve kompetente, që në rastin konkret është Prokuroria”, nënvizoi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Paraardhëse

Fotografohet përtej Adriatikut raketa kineze që doli jashtë kontrollit (FOTO)

Pasardhëse

Murrizi e Valteri pro shkarkimit të Metës: Largimi i presidentit do të thotë një hajdut më pak

Pasardhëse

Murrizi e Valteri pro shkarkimit të Metës: Largimi i presidentit do të thotë një hajdut më pak

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.