• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ulsi Manja “mollë sherri” mes Ramës dhe Metës? PD dhe LSI i kërkojnë presidentit të mos dekretojë ministrin e ri të Drejtësisë

4 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
492
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar “Rama 3” nga fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryesocialisti Edi Rama, topi kalon në fushën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit është shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por kjo gjë nuk e ndalon atë që të vendosë nëse do të mandatojë ose jo Edi Ramën si kryeministër dhe më pas të dekretojë emrat e qeverisë së re. Sipas ligjit, është kreu i shtetit ai që emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Pak ditë më parë, presidenti Meta thirri mbledhjen e seancës së parë të Parlamentit të ri dhe dha sinjale “paqeje” me mazhorancën, ç’ka nënkupton se ai nuk do të bëhet pengesë për formimin e qeverisë së re.

Por përbërja publike e emrave të ministrave të rinj duket se ka trazuar ujërat e politikës sidomos brenda kampit opozitar. Njëri prej tyre është Ulsi Manja, i cili është propozuar nga shefi i qeverisë për ministër i ri i Drejtësisë dhe që mund të kthehet në “mollë sherri” Rama-Meta. Kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët janë rreshtuar kundër zotit Manja. Kështu festivalin i pari e ka hapur deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, i cili gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të refuzojë, pra të mos dekretojë Ulsi Manjën si ministër të ri të Drejtësisë. Sipas tij, qeveria “Rama 3” është e mbushur me kukulla.

“Është kompetenca e Presidentit të Republikës të mos dekretojë ata ministra që nuk duhen dekretuar për arsye madhore. Unë nuk votoj as qeverinë, as autokrati veten. Në tërësi, qeveria është ndërtuar në konceptin e pupacëve në funksion të autokratit”, deklaroi Shehu.

Nga ana tjetër edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër Ulsi Manjës si ministër i Drejtësisë. Duke folur para mediave, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi dje se Manja është simboli i krimit.

“Bashkë me Ulsi Manjën në krye të Drejtësisë reforma në drejtësi ka rënë, se një njeri që duhet të ishte për dosjen 184 prej kohësh para drejtësisë dhe s’duhet të ishte as deputet bashkë me Gjiknurin. Njëri drejton PS, tjetrin Ministrinë e Drejtësisë”, deklaroi Vasili.

Paraardhëse

Pasuritë e ministrave, Manja kredi për të blerë makinë, Kumbaro dhe bashkëshorti 10 llogari bankare, Ekonomi miliona lekë trashëgimi nga nëna

Pasardhëse

Plasin debatet në PD për largimin e Berishës, Luçiano Boçi del kundër krahasimit të Jonila Godoles

Pasardhëse

Plasin debatet në PD për largimin e Berishës, Luçiano Boçi del kundër krahasimit të Jonila Godoles

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.