• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ulsi Manja flet nga Bulqiza: Ja cilat ishin porositë e tij për të fituar mandatin e katërt

10 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dtën e djeshme, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë të Bashkisë Bulqizë. Burime për Bulqiza.info, bëjnë me dije se Manja, njëkohësisht koordinator politik i Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, u ka kërkuar drejtorëve të drejtorive të kësaj bashkie, të angazhohen maksimalisht për të rritur mirëqenien në çdo zonë të Bulqizës. “Angazhim, përkushtim dhe vëmendje ndaj nevojave të qytetarëve, duhet të jetë motoja e çdo drejtuesi vendor, duke nisur nga kryebashkiaku e deri tek nëpunësi më i thjeshtë i bashkisë”, mësohet të ketë thënë Manja.

Ndërkohë, vetë kryebashkiaku Lefter Alla, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shkruan se “ky mandat duhet të vijojë me një vëmendje të shtuar ndaj nevojave të qytetarit dhe zbatimin e reformave, për rritjen e nivelit të mirëqenies në çdo njësi administrativ“.

“Përmirësimi i shërbimeve, infrastrukturës rrugore, shërbimeve shëndetësore, institucioneve arsimore dhe hapja e vendeve të reja të punës do të vijojnë të jenë prioritetet e këtij mandati”, tha Alla. Më tej ai shkruan se “s’mund të ketë pushim nëse duam një votëbesim të qytetarëve për herë të katërt”, tha Manja.

Nga ana tjetër, burime nga Bashkia Bulqizë, thanë për Bulqiza.info se kryabashkiaku Alla, para disa ditësh ka zhvilluar mbledhje me të gjithë drejtuesit vendorë, të cilëve u ka kërkuar që të raportojnë në mënyrë periodike, mbi çdo projekt dhe angazhim të nisur. Z. Alla u kërkoi drejtuesve të drejtorive të ndryshme që çdo projekt i nisur të ndiqet me seriozitet. “Duhet të raportohet mbi çdo vështirësi të ndeshur dhe të adresohen zgjidhje të menjëhershme. Qytetarët na kanë besuar përmes votës së tyre dhe ne duhet t’u përgjigjemi me punë dhe shërbime. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për neglizhencat që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të detyrës. Çdo neglizhencë do të rëndojë mbi personat që nuk kryejnë detyrat siç duhet”, mësohet të ketë thënë Alla, në mbledhjen me drejtuesit vendorë të bashkisë që ai drejton.

Paraardhëse

Mariana Kondi “shpërthen” ndaj Mirela Kumbaros: Përse më hoqe moj motër? Do vijë një ditë për ty

Pasardhëse

Rama për RTV Spanja: Turistët gjejnë një realitet ndryshe në Shqipëri

Pasardhëse

Rama për RTV Spanja: Turistët gjejnë një realitet ndryshe në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.