• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ulet sërish çmimi i vajit të lulediellit, 24% më i lirë se në muajin qershor

21 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
288
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çmimi i vajit të lulediellit për muajin korrik është ulur nga 21 deri 24% krahasuar me muajin qershor. Për muajin korrik çmimi i vajit të lulediellit arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 lekë për litër që ishte muajin e kaluar. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3%). Importuesit pohojnë për Monitor se ulja e çmimit ka ardhur nga importet e vajit në Ukrainë.

“Ulja e çmimit të vajit është ndikuar nga lëvizja e depozitave të vajit nga Ukraina drejt vendeve kufitare që nisi që muajin qershor. Edhe për muajin korrik kanë vijuar importet e vajit nga Ukraina nëpërmjet transportit rrugor, pasi transporti detar për shkak të luftës vijon të mbetet i bllokuar. Kostot e larta të transportit rrugor dhe vështirësitë e importit në këtë periudhë kanë rritur çmimin e vajit të lulediellit 20%, ndërsa në periudhë normaliteti kostot e transportit ndikonin 5 deri 6% të çmimi. Nëse kostot e transportit nuk do të ishin të larta, vaji në Shqipëri do të vinte me çmim më të lirë”, pohoi një nga importuesit.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill çmimi i vajit arriti pikun. Nga dyqanet e pakicës dhe supermarketet vaji u tregtua 400 lekë për litër. Prej muajit prill çmimet e shitjes së produkteve të shportës, si vaj, miell, sheqer dhe orizi kokërrgjatë po kontrollohen nga Bordi i Transparencës. Grosistët pohojnë se te rënia e çmimit nuk kanë ndikuar vendimet e bordit, pasi mbledhjet nuk po zhvillohen prej javësh dhe në fuqi kanë mbetur vetëm ruajtje e marzheve të fitimit. Në fillim të muajit qershor Bordi i Transparencës vendosi që të mos ketë çmim të unifikuar të vajit të lulediellit për importuesit. Çmimi i ri përcaktohet i ndarë, duke në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të botiluar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri.

Importet e vajit të lulediellit për 2021 sipas të dhënave të Doganave u rritën 8% më shumë se 2020. Operatorët pohojnë se në këtë periudhë konsumi shfaqet me rënie për shkak të çmimit të lartë dhe emigracionit të popullatës.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh në Egje? Turqit “rrethojnë” ishujt grekë

Pasardhëse

Miratohet harta e re gjyqësore, ku do të “përplasen” shqiptarët nga sot

Pasardhëse

Miratohet harta e re gjyqësore, ku do të “përplasen” shqiptarët nga sot

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.