• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës

6 May, 2024
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
331
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189 lekë që ishte në 184. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe benzina e cila këtë javë shitet 183 lekë për litër nga 188 që ishte.

Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve ndryshojnë për këtë vit që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku çmimi i naftës pësoi rënie me rreth 10 lekë për litër. Megjithatë krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, aktualisht nafta shitet me një çmim 8.2% më shtrenjtë.

Situata gjeopolitike e tensionuar nga konfliktete e ndryshme në Lindjen e Mesme si dhe lufta Rusi-Ukrainë, janë ndër faktorët kryesorë që kanë sjellë luhatshmëri në bursat ndërkombëtare të karburanteve përgjatë viteve të fundit.

Java për naftën BRENT ka nisur me një çmim tregu 83.5 dollarë në bursë, nga gati 90 dollarë që shitej një muaj më parë.

Çmimet e naftës BRENT në Europë dhe West Texas Intermediate në SHBA, të cilat shërbejnë si referencë për çmimin e arit të zi në bursat ndërkombëtare, ranë respektivisht me 7% dhe 6.8%.

Sipas ekspertëve dhe operatorëve të tregut, rënja mund të lidhet me uljen e normës së interesit në rezervat federale në SHBA si dhe faktori gjeopolitik.

Armëpushimi i mundshëm i biseduar mes lëvizjes islamike të Hamasit dhe shtetit izraelit gjatë takimit të fundit në Kairo të Egjiptit, mund të kenë sjellë për spekulatorët e tregut një dritë jeshile për tregtimin e naftës, duke bërë kështu një parashikim më pozitiv për të ardhmen dhe në kontratat respektive.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt për tregun e luhatshëm të arit të zi. Nga ana tjetër Arabia Saudite këtë fillim jave shtrenjtoi çmimin e naftës së papërpunuar, e cila do të dorëzohet në qershor. Shteti arab reflektoi një mosbesim në situatën në Lindjen e Mesme, dhe një frikë për zgjerim të konfliktit përtej kufijve aktual, duke kërcënuar kështu një nga rajonet kryesore të prodhimit të naftës.

Paraardhëse

“Policia të reagojë dhe të ndërhyjë në kohë”, tragjedia në Shkodër, ministri Balla me lotë në sy: Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën

Pasardhëse

“Hajde moral 3 lekë na ka rënë përdhe”, Juli diskuton me konkurrenten, Egla i ndërpret: Shën Erjola (VIDEO)

Pasardhëse

“Hajde moral 3 lekë na ka rënë përdhe”, Juli diskuton me konkurrenten, Egla i ndërpret: Shën Erjola (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.