• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ulet numri i të infektuarve me koronavirus, qeveria fut në valle dhe spitalet private, do të ofrojnë teste serologjike

20 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kurba e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka pësuar ulje. Prej javësh janë regjistruar një numër i lartë rastesh të reja me koronavirus në vend, por ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 82 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 nga 331 testime të kryera.

Sakaq MSH tregoi se një pjesë e mirë e të infektuarve janë shtruar në spitalin Covid 2, konkretisht atje po trajtohen 123 pacientë, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar”, raportoi MSH. Gjatë prezantimit të bilancit ditor ministria raportoi edhe një humbje jete. MSH tha se 69 vjeçarja nga Shkodra mbërriti në gjendje të rënë në spital dhe vuante nga sëmundje të tjera. Në këto kushte ministria u bëri thirrje bizneseve të respektojnë me rigorozitet rregullat e protokollit.

Sipas MSH zbatimi i tre masave kryesore, si mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik dhe higjienës personale, janë ndihmuese në luftën për frenim të përhapjes së virusit. “Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithë trajtimin dhe përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Prandaj i drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, – u shpreh MSH.

Vendimi për testet

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në ditë e fundit rrit edhe nevojën për shtim të kapaciteteve spitalore për përballim dhe trajtim në kohë të pacientëve. Për këtë arsye ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësie ka marrë vendimin që të përfshijë në luftën kundër virusit edhe laboratorët privatë, duke bërë me dije se do të jenë në varësi të ISHP për këtë çështje.

“Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon përfshirjen edhe të institucioneve jopublike, në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike. Theksojmë se testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga ISHP”, bëri të ditur ministria.

Ndërkaq ministria bën një sqarim se në klinikat jopublike do të kryhen vetëm testet serologjike, duke theksuar se QSUT vazhdon punën paralelisht edhe për bërjen e testeve, në mënyrë që të rritet gjurmimi dhe kontrolli në kohë i rasteve të reja.

“Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të licencuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë me kryerjen e testeve serologjike në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT. Po kështu, është planifikuar fillimi i kryerjes së testimit serologjike në një kampion të popullatës, për qëllime studimore nga Instituti i Shëndetit Publik”, – deklaroi MSH.

Paraardhëse

E thotë edhe avokat Ngjela: Rama nuk fiton një mandat të tretë, në dhjetor do ketë ndryshime

Pasardhëse

‘Nuk jemi në kolaps, por situata ka dalë jashtë kontrollit’, eksperti i Shëndetit Publik zbulon si është situata nga Covid-19

Pasardhëse

‘Nuk jemi në kolaps, por situata ka dalë jashtë kontrollit’, eksperti i Shëndetit Publik zbulon si është situata nga Covid-19

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.