• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Uashingtoni publikon mijëra dokumente mbi vrasjen e presidentit Kennedy

27 October, 2017
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas një heshtjeje të gjatë prej një gjysmë shekulli, administrata Trump publikoi sot rreth 3 000 dosje sekrete mbi vrasjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, por duke shtyrë me gjashtë muaj publikimin e disa dokumenteve të tjera më të ndjeshme.

Një shtyrje që rrezikon të ushqejë ende teoritë e konspiracionit, edhe pse ekspertët nuk presin zbulime të mëdha, 50 vjet pas vdekjes së John F. Kennedy më 22 nëntor 1963 në Dallas, në Teksas.

Më në fund, 2 891 dokumente u publikuan dje në mbrëmje në faqen e internetit të Arkivave Kombëtare Amerikane https://www.archives.gov/research/jfk/2017-release duke përfshirë dhjetëra madje dhe qindra mijëra dokumente ende të papublikuara, disa çështje datojnë që prej vitit 1962, madje edhe para vdekjes së presidentit të 35-të të SHBA-së.

Si ai dokument për sembull që përmban raportin e një takimi ku kreu i CIA-s shpjegon që shërbimet e tij po studiojnë mundësinë për sabotimin e pjesëve aeronautike që ishin të destinuara për t’u dërguar nga Kanadaja në Kubë.

Raporti i krerëve të FBI-së, takimet me dëshmitarët e mbërritur për të dhënë pistat për policinë në ditët pas vrasjes apo analizimi me detaje i këtij orteku informacionesh të reja premton të pushtojë për një kohë të gjatë të apasionuarit.

“Amerikanët presin dhe meritojnë, që qeveria e tyre të ofrojë një akses sa më të gjerë të jetë e mundur për këto dosje, me qëllim për t’u informuar mbi të gjitha aspektet për këtë ngjarje vendimtare”, shkruan Donald Trump në një komunikatë.

“Por, presidenti autorizoi mbajtjen përkohësisht sekret të disa informacioneve që mund të prekin sigurinë kombëtare, zbatimin e ligjit apo çështjet e jashtme”, theksuan Arkivat Kombëtare Amerikane.

“Pjesa më e madhe e këtyre kërkesave kanë ardhur nga CIA dhe FBI, policia federale amerikane”, sipas zyrtarëve të administratës Trump.

Presidenti amerikan iu ka dhënë gjashtë muaj kohë shërbimeve sekrete, deri më 26 prill 2018, për të analizuar dokumentet e konsideruara të ndjeshme dhe për të censuruar nëse do të jetë e nevojshme, pjesët më delikate.

Paraardhëse

Berisha rikthehet në Tropojë, krah për krah me Bashën dhe Kryemadhin

Pasardhëse

Këngëtarë dhe biznesmenë, VIP-at 150 € për prostitucion në Tiranë

Pasardhëse
Si i shfrytëzonte si prostituta

Këngëtarë dhe biznesmenë, VIP-at 150 € për prostitucion në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.