• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U shpall fajtore për shpifje kundër Veliajt, Jorida Tabaku zbulon prapaskenat e rënda dhe del kundër gjykatës

16 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Tiranës gjobiti me 50 mijë lekë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, për shpifje ndaj kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Tabaku duhet të dëmshpërblejë Veliajn në lidhje me një deklaratë publike të dhjetorit 2018, ku pretendonte se kryebashkiaku kishte ndryshuar planin urbanistik të një rruge të Tiranës për pallatet e një trafikanti droge.

Përveç dëmshpërblimit 50 mijë lekë, gjykata detyron Tabakun të publikojë përgënjeshtrim të deklaratës së saj në median online.

Por për ish-deputeten Tabaku, ky vendim ishte nën presionin e një vettingu që po bëhet gjithnjë e më partiak, në kundërshti me provat dhe faktet që tanimë janë botërisht të njohura.

Reagimi:

“Ditën e sotme gjykata e shkallës së parë nën presionin e një vettingu që po bëhet gjithnjë e më partiak, siç edhe Komisioni i Venecias e vërtetoi, mori një vendim në kundërshti me provat dhe faktet që tanimë janë botërisht të njohura.

Shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv që në gjenezë dhe gjithashtu që qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë ndryshuar planin e kalimit të lumit të Lanës për të favorizuar Edmond Begon. Këto qendrime i kam mbajtur në konferencë për shtyp duke paraqitur prova bindëse, sakaq shqiptarët kanë mësuar tanimë edhe për lidhjen e ngushtë Bego-Balla.

Por sa më shumë e vërteta thërret në veshët e shqiptarëve aq edhe më e madhe është tërsëllima që qeveria e korruptuar dhe kontrolluar nga Mond Begot imponon në sallat e gjykatave. Kush mendon se do të tërhiqemi nga e vërteta duke menduar se na intimidojne me seanca të tilla gjyqësore gabohet. I qendroj plotësisht asaj që kam deklaruar pasi prova të pakundërshtueshme janë themeli i akuzave të ngritura në dy konferencat për shtyp.

Sot banorët janë flakur nga shtepitë e tyre dhe i është hapur rrugë ndertimëve me parà të krimit e të drogës si kudo më Tiranë.

Koha do të tregojë se sa të vërteta kanë qenë vendimet e një gjykate që më së paku iu shmang përgjegjësisë për të gjykuar mbi provat dhe jo sipas pushtetit. Ajo që më gëzon është se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe ditë edhe më të errëta do të jenë për ato që mendojnë se mund ta blejnë të shkuarën dhe të ardhmen me pasuri apo miqësi.

Asnjë hap pas për të denoncuar e treguar te vërtetën. Shqiptarët meritojnë te dinë se kush i qeveris dhe se kush janë miqtë e qeveritarëve me më shumë se një emër!” – tha Tabaku.

Paraardhëse

Përkeqësohet situata, Rudina Xhunga tregon ç’pritet të ndodhë dhe gjësë së frikshme që i druhet

Pasardhëse

Tabaku humbi gjyqin me Veliajn, reagon Basha: Nuk e fshehin dot më as gjyqtarët

Pasardhëse

Tabaku humbi gjyqin me Veliajn, reagon Basha: Nuk e fshehin dot më as gjyqtarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.