• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U shkarkuan nga kryesia, Lulzim Basha “zhvesh” nga detyrat drejtuesit politikë, PD debat jo vetëm për selinë

25 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
134
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Juxhin Mustafaraj:
Komisioni i përkohshëm i drejtimit të PD, bashkë me paralajmërimin që i dha Lulzim Bashës për të liruar zyrën në 5 janar, ka përcaktuar edhe axhendën politike përmes së cilës do të kërkojë të marrë në kontroll selinë blu.

Dualiteti mes Bashës dhe Berishës për të pasur kontrollin e Partisë Demokratike në janar krahas selisë qendrore në Tiranë, pritet të zbresë edhe në degët e PD.

Sali Berisha paralajmëroi pak ditë më parë se në Janar, komisioni i drejtimit të PD do të nis procesin e zgjedhjes së kryetarëve të ri të PD në të gjithë vendin.

Por axhenda e Berishës, duket se është e njëjtë me atë që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike përcaktuan në 18 dhjetor në Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve.

Në planin organizativ të PD parashikohet që vendimmarrjet e rëndësishme politike, të nisin javën e ardhshme ku Lulzim Bashës do t’i duhet të përcaktojë edhe drejtuesit politik në të gjithë qarqet.

Burime për ABC nga selia blu, konfirmojnë se të gjithë përfaqësuesit që tashmë kanë dalë në krah të lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha, nuk do të jenë më në krye të qarqeve.

Kështu Edi Paloka nuk do të drejtojë më qarkun e Durrësit, Edmond Spaho Korçën, Tritan Shehu Gjirokastrën, Bujar Leskaj Vlorën, Aldo Bumçi degët 1,12 dhe 14 në Tiranë, Agron Shehaj degën 5 dhe 7 në kryeqytet, Albana Vokshi degën 9 dhe 11, Belind Këlliçi degët 6, 13, 15 dhe 16 si dhe Flamur Noka s’do të jetë më si drejtues politik në degët e PD në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

Disa prej degëve tashmë i janë besuar 4 nënkryetarëve të Partisë, Alfred Rushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Por demokratët do të ndryshojnë edhe kryetarët e degëve 12 prej të cilëve, u komanduan pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Komisioni. Me axhenda të njëjta por qëllime të ndryshme, duket se pas janarit dualiteti për selinë qendrore të PD do të zbres edhe në degët e PD në rrethe.

DREJTUESIT POLITIK TË PD QË LARGOHEN

IKËN DEGA
Edi Paloka                                                                                                      Durrës

Edmond Spaho                                                                                              Korçë

Tritan Shehu                                                                                                  Gjirokastër

Bujar Leskaj                                                                                                    Vlorë

Aldo Bumçi                                                                                                    Tirana 1,12 dhe 14

Agron Shehaj                                                                                                 Tirana 5 dhe 7

Albana Vokshi                                                                                                Tirana 9 dhe 11

Belind Këlliçi                                                                                                   Tirana 6, 13, 15 dhe 16

Flamur Noka                                                                                                   Kamëz, Paskuqan dhe Vorë

Paraardhëse

“Big Brother Vip”, Donaldi habit me atë që thotë: Antonela është për t’u vlerësuar se i thotë gjërat në sy, Iliri jo

Pasardhëse

“Big Brother Vip”, Beatrix zihet me Sarën, veprimi i Donaldit është për t’u komentuar

Pasardhëse

“Big Brother Vip”, Beatrix zihet me Sarën, veprimi i Donaldit është për t’u komentuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.