• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U shërua nga koronavirusi, infermierja shqiptare në Itali tregon gjënë e parë që bëri pasi testi doli negativ

26 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Valbona Kalaj, e cila punon si infermiere në Itali, është shëruar plotësisht nga koronavirusi. Valbona u infektua në spital, në Bergamo, aty ku ishte në frontin e parë të “luftës”.

Në një intervistë për Abc News me Mirela Milorin, ajo nuk i fshehu emocionet se më në fund ka dalë negative nga Covid-19, pas disa testeve të kryera.

“Po e kalova. Ju them të vërtetën unë në fillim nuk jam trembur nga kjo situatë sepse nuk kisha shqetësime të mëdha. Por kur tamponët filluan të përsëriteshin pozitive u tremba. Në realitet kaloi gjithçka mirë. Unë isha vetëm e izoluar në shtëpi. Me kalimin e ditëve, temperaturën 37 e gjysmë e kam pasur ndonjëherë, nuk ndjeja edhe shijen e ushqimeve që haja. Doktoresha më këshilloi që të vazhdoja një antibiotik, pas datës 16 mjekët që më bënë tamponin e dytë më këshilluan të kontrolloja edhe mushkëritë”, tha ajo.

Valbona rrëfen se tani është mirë dhe ajo që e gëzon më shumë është fakti se nesër do të rikthehet sërish në punë, për t’u bërballur me koronavirusin.

“Tani jam mirë. Kënaqësia ime më e madhe ishte ti njoftoja të gjithë të afërmit e mi. Periudha e karantinë, i kam zbatuar rregullat, në shtëpinë time kam qëndruar e izoluar. Mami dhe vajza merreshin me punët e shtëpisë. 14 ditë kanë qëndruar edhe ato të izoluara. Pastaj vajza dhe mami kanë pasur të drejtë të dilnin. Në momentin që shkoja për të bërë tampone, isha vetëm spital-shtëpi”, u shpreh ajo.

Infermierja tregon se gjëja e parë që ka bërë pasi doli negative, përqafoi vajzën dhe madje e gëzoi fakti se mund të dilte të bënte pazar vetë, pas shumë javëve në izolim total .

“Situata po përmirësohet. Infektimi nuk është si në fillim. Është një situatë që nuk do të thotë të ulim kujdesim, sepse është akoma e nxehtë. Por situata është nën kontroll. Kur dola impakti i parë ka qenë ajo kënaqësia e madhe për të bërë pazarin unë. Nuk jam mësuar të rri e mbyllur brenda. Ideja që do shkoj nesër në punë më gëzon.Ne si komb e kemi imunitetin të fortë. Unë nuk kam frikë. Me zor pres momentin që nesër të shkoj në punë. Gjëja e parë që kam bërë kur erdha në shtëpi, vajza mu hodh në qafë, mami më në fund do të të përqafoj. Më ka munguar ai përqafimi i saj shumë”, tha Valbona.

Paraardhëse

Bushati i kthehet Batonit të Ramës: ‘Teknolog politik që paguhet për të krijuar realitete të rreme’

Pasardhëse

Mediat britanike zbulojnë kush po e përdor koronavirusin dhe lëshojnë paralajmërimin e fortë

Pasardhëse

Mediat britanike zbulojnë kush po e përdor koronavirusin dhe lëshojnë paralajmërimin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.