• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin PD-në”, kriza në selinë blu, flet Berisha: S’kishim para e pushtet, por sot jemi më të fuqishëm se kurrë

14 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se ka pasur përpjekje për ta asgjësuar Partinë Demokratike, por thekson se “sot jemi më të fortë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë”.

Berisha tha se PD kaloi një vit të pashembullt për një forcë politike, “nuk kishim para e pushtet, por u ngritën, kur besuan se na asgjësuan”.

“Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske.

U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.

Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona.

Ne jemi e para parti që bëhemi objekt kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, të paguar, të korruptuar në të gjitha format u vërsulën për të shkatërruar PD-në.

Ja ku jemi më krenar se kurrë. Jemi në një revolucion të dytë, në një mision dhe si misionarë, jemi të pamposhtur, të vetmit që i hynë detit me këmbë dhe e kalojnë janë misionarët, të tillë jemi.

Sot na duhet më shumë se kurrë të jemi në protestë, në fushatë, të jemi kudo, të vazhdojmë betejën tonë për të përmbysur këtë monizëm të urryer të Ramës, asgjë nuk na ndalon, u ngritëm, kur besuan se na asgjësuan, jemi më të fuqishëm se kurrë. Ftoj qytetarët të vazhdojmë këtë betejë të jashtëzakonshme për vendin.

Të punojmë për fitoren Ilgi Carës, të Durrësit. Mbyllni sytë për një moment, ç’na del përpara, beton, beton e beton, mafie, mafie, mafie. kush do fitojë, ajo apo ne?

Ne do të fitojmë. Ne që ndejtëm, fituam, ndaj të mos kemi dëshpërim, një misionar ka forcë, ata që kemi para anë frikë nga dyshekët e tyre, kanë frikë nga kuzhinat, notojnë në krim, flejnë mbi krim, krimin që kanë kryer ndaj jush, atyre që ikin. Sot e vetmja shpresë jemi ne, dhe kjo është e jashtëzakonshme, Na mbushni me frymëzim, ndaj të bashkohemi të vazhdojmë betejën tonë, të bashkohemi me njëri-tjetrin, qytetarët. Ti lëmë ata që nuk duan, që kanë vendosur veten në shërbim të Ramës, Pavarësisht tyre PD shkoi drejt tyre. Ilgi Cara këtu, Këllici në Tiranë, Boçi në Elbasan, kënaqësi dhe krenari që janë kandidatët tuaj, janë njerëzit që votuat ju, nëpërmjet tyre pushteti juaj u vendos në piedestal, përfaqësimi u bë demokratik.

Nëpërmjet tyre PD u bë më e hapur se kurrë. Kemi fazën e dytë, po këtu brenda nesh këshilltarët, edhe ata do t’i zgjidhni ju. Do përpiqem të gjej mënyrën e zhdërvjelltë që të kenë votën tuaj, jo tonën.

Në këtë betejë kaq të vështirë kemi një armë të pathyeshme dhe kjo është lira. Rroftë Durrësi, rroftë Shqipëria, fitore”, shprehet ai.

Paraardhëse

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

Pasardhëse

Berisha: Zyrtarët mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve, Rama e uli 35% rrogën mesatare, të heqë dhomën e gjumit nga avioni personal

Pasardhëse

Berisha: Zyrtarët mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve, Rama e uli 35% rrogën mesatare, të heqë dhomën e gjumit nga avioni personal

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.