• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U përplas me badigardët e Metës, gruaja i kërkon ndihmë Ramës (FOTO-VIDEO)

6 November, 2018
në Aktualitet
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E mbani mend gruan që u përplas me truprojat e presidentit, Ilir Meta, dhe që iu ankua kryeministrit, Edi Rama, se i kishin pushuar të bijën nga puna?

Epo, sot e kësaj dite, problemi i qytetares nga Gjirokastra, Teuta Murataj, e diagnostifikuar me kancer gjiri, ende nuk është zgjidhur.

Në redaksinë e dritare.net ka mbërritur një ankesë, nga qytetarja, Teuta Murataj, e cila kërkon që t’i punësohet sërish e bija Rudina Murataj, e diplomuar si juriste, e që u pushua nga puna, në kohën kur Nasip Naço drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.

Rudina Murataj, ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë, si specialiste e të përndjekurve politikë, për 7 vjet. Ndërkohë, në kohën kur Ministrinë e drejtonte, Nasip Naço, Rudina është pushuar nga puna, në lejen e lindjes.

Në ankesë, Teuta kërkon që e bija të punësohet sërish, pasi si pasojë e sëmundjes së saj të rëndë, duhen shumë para për të mbuluar të gjitha shpenzimet. Teuta ka treguar se tashmë trajtohet me një kemp të përhershëm, por që kjo shumë nuk i del për të përballuar shpenzimet.

“Familjes sime i duhen shumë lekë që unë të mjekohem. Kjo sëmundje është tmerr. E frikshme.”,– thotë Teuta për dritare.net.

Në disa foto të dërguara, Teuta tregon se e bija, ka qenë një nxënëse e ekselencës në gjimnaz, shkollë të lartë, master, etj dhe është diplomuar me rezultate të shkëlqyera. Megjithëse punoi për 7 vjet në Ministri, Rudinën e larguan nga puna, dhe sot po kërkon sërish të punësohet.

Teuta kërkon nga shteti, që t’i gjejnë Rudinës një punë, si juriste, qoftë edhe në Gjirokastër, pasi ajo ka për të rritur dy vajza të vogla, të cilat jetojnë me gjyshërit dhe të ëmën. Teuta tregon për dritare.net se, i është ankuar shumë herë kryeministrit për problemin e saj në portalin ‘shqipëriaqëduam.al’, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Teuta thotë se, kanë folur edhe me ministren e Drejtësisë, Eltida Gjionaj, por sërish nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për problemin e tyre.

“Unë po e lodh me mesazhe kryeministrin dhe nuk përgjigjet. Kam shkruar te “Shqiperiaqeduam.al” dhe me telefonoi vetë Eridana Cano. Më ka telefonuar edhe Etilda Gjonaj për problemin tim. Heshtje vetëm heshtje. Heshtja e kryeministrit po me vret mua dhe familjen time. A nuk ka një vend pune juriste në Gjirokastër? Duhet të jesh k*rvë me thonj të gjatë, shalë përjashta, që të përfitosh një punë (jo të gjitha) . A e meriton të jetë sot e gjithë ditën pa pune? Sepse nuk mund ta bëjmë një vend pune ‘juriste.”,– tregon Teuta.

Foto:

Video:

Paraardhëse

Rama dhe Lleshi përplasen me Xhafajn në Ministrinë e Brendshme, kryeministri surprizon me gjestin e tij (FOTO)

Pasardhëse

Refuzimi i Sandër Lleshit, reagon Pjerin Ndreu: Ja pse Meta nuk dha asnjë arsye

Pasardhëse

Refuzimi i Sandër Lleshit, reagon Pjerin Ndreu: Ja pse Meta nuk dha asnjë arsye

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.