• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

U përfolën shumë si pretendente për të fituar festivalin, çfarë ndodh mes Elvanës dhe Arilenës në prova

22 December, 2019
në Rozë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dielën, Festivali i 58-të i Këngës në RTSH do të shpallë fituesin në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, këngëtarin apo këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë edicion të Festivalit Europian.

Ende pa filluar gara, nisën të përfliteshin dhe emrat e pretendentëve për ta fituar këtë garë, pikërisht Elvana Gjata dhe Arilena Ara.

Elvana Gjata konkurron në këtë garë me këngën “Me tana”, një projekt që e prezanton si kantautore me vargje e muzikë të krijuara nga ajo vetë. Ndërsa Arilena Ara me këngën “Shaj”, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.

Direkt pas prezantimit të këngëve në “Youtube”, kënga e Elvana Gjatës arriti të marrë 3,073,043 shikime, ndërsa e Arilenës 559,917 shikime.

Klikimeve të këngëve nuk u kanë munguar komentet e shumta, që janë të mendimit se këtë herë Shqipëria nuk duhet të prezantohet me balada si ajo e ndjerë e Arilenës, pasi sipas komentuesve është koha që skenës së Eurovizionit t’i vihet flaka me një këngë ritmike si ajo e Elvana Gjatës shkruan panorama.

Dy pretendentet e përfolura më shumë për këtë fitore nuk kënduan në një natë, duke u prezantuar si dy rivalet nga skaje të ndryshme të llogores, pasi Elvanën e pamë natën e parë dhe Arilenën natën e dytë.

Dy pretendentet do të mund të takohen natën finale të festivalit, që do të mbahet të dielën dhe ku do të presim me kureshtje se cila apo cili do të jetë triumfatori.

Natyrshëm lind pyetja se cila është marrëdhënia mes dy artisteve jashtë skenës dhe a u takuan në prova Arilena dhe Elvana, siç bënë Fifi dhe Eneda Tarifa në “Këngën Magjike”?

Burime pranë Festivalit të RTSHsë kanë treguar se dy këngëtaret që menaxhohen nga Andy Gram dhe Popi Kola e kanë shmangur njëra-tjetrën në prova, duke i shpallur kështu luftë të ftohtë njëra-tjetrës.

Ato nuk janë parë në asnjë moment të takohen qoftë edhe si kolege, gjë që flet shumë për marrëdhënien e tyre në paskuinta. Emri i Elvana Gjatës u prezantua nga moderatorja Alketa Vejsiu dhe regjisorja Vera Grabocka si surpriza e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për këtë edicion të 58-të.

Në listën zyrtare të konkurrentëve në garë, të cilët garojnë për të marrë pjesë në Eurovizion 2020, vëmendjen e tërhoqi pikërisht Elvana Gjata dhe rivalja e saj kryesore në këtë garë, Arilena Ara.

Të dyja ish-bashkëpunëtore të Flori Mumajesit, duket se nga shkolla e tij muzikore kanë nxjerrë armët për t’u përballur në këtë garë dhe për të rrëmbyer kupën, që fituesit do t’i japë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian 2020. Edhe pse në atë garë asgjë nuk është e sigurt, kjo do të jetë një goditje në shenjë me herë të parë për artistet.

Elvana konkurron për herë të parë në këtë kompeticion, edhe pse afrimin e parë me ekranin e RTSH-në e pati gjatë “Etheve të së premtes”, ku tërhoqi vëmendjen jo vetëm me zërin, por edhe numrat e saj imitues ndaj personazheve të famshme. Ndërsa Arilena ngjitet në atë skenë pas famës ndërkombëtare që mori me hitin “Nëntori”.

Gjithsesi, në këtë garë priten surpriza, pasi deri tani janë pëlqyer mjaft këngët e Albërie Hadërgjonajt, Kastro Zizos, Tiri Gjocit, Genës etj. Tashmë janë mbyllur dy netët e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ku kanë performuar live artistët e njohur të skenës shqiptare, por edhe të rinjtë që kanë dalë si produkt i talent shoe-ve të ndryshme u ngjitën në skenë për të përjetuar live emocionet e magjisë dhe spektaklit.

Emocione lehtësisht të lexueshme edhe për Alketa Vejsiun, prezantuesen e festivalit, që siç ajo vetë e shprehu, ndonëse mbi 20 vite në skenë, emocionet këtë herë përpara publikut të madh në Pallatin e Kongreseve, por edhe mijëra ndjekësve përmes televizorit dhe platformave digjitale, ishin të një dimensioni tjetër. Veç performancave, surprizave të ndryshme që pati nata e parë dhe e dytë festivalit, pesë anëtarët e jurisë zyrtare që do të gjykojnë këngët dhe artistët e këtij kompeticioni muzikor u bënë publikë gjatë festivalit mbrëmë dhe sigurisht që ishin risi më vete.

Për të parën herë ndodh që me një maxhorancë anëtarësh të huaj, si përfaqësues direkt të Eurovizionit, ata do t’i vlerësojnë vetë këngët dhe artistët që do të performojnë live përpara tyre përgjatë tri netëve, për të dhënë më pas verdiktin final, fituesin e edicionit të 58-të, që do të sigurojë biletën për në skenën e madhe të Eurosong për vitin 2020.

Dimitris Kontopoulos, Christer Björkman dhe Felix Bergsson, si edhe dy anëtaret shqiptare të jurisë, etnomuzikologia Mira Minga dhe poetja Rita Petro, janë pjesë e jurisë që do të “vulosë” fituesin e këtij edicioni.

Edhe këtë vit, fituesi i Festivalit të Këngës do të përcaktohet me 100% vota të jurisë. Këtë vit janë 20 artistë që do të këndojnë përgjatë netëve të festivalit, ndërsa fituesi do të shpallet mbrëmjen finale, për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2020”, që organizohet në Roterdam.

Paraardhëse

Kryeministri Rama bën lëvizjen e radhës, ç’pritet të ndodhë në Golem me ministrat e qeverisë

Pasardhëse

E qetëson vetëm plisi, këto pamje të këtij vogëlushi shqiptar që po bëjnë “namin” në rrjet (VIDEO)

Pasardhëse

E qetëson vetëm plisi, këto pamje të këtij vogëlushi shqiptar që po bëjnë “namin” në rrjet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.