• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U nda nga jeta Artan Lame

22 May, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës në Shqipëri është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Bëhet me dije se Lame u nda nga jeta në një spital në Gjermani, ku kishte shkuar për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Artan Lame, një figurë e njohur në jetën publike në trevat shqiptare, ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Turizmit në Shqipëri, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës.

Po ashtu ai ishte veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa ka dhënë edhe kontribut si publicist, opinionist dhe studiues i historisë shqiptare.

Si publicist, ai u vlerësua me çmimin “Book of the year” në vitin 2010 nga MIC London për librin “Medaljet Shqiptare 1914-2002″. Në vitin 2012, Lame u dekorua nga Presidenti i vendit me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e 100-vjetorit të Pavarësisë.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në vend.

Veprimtari politike

Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Kandidat për deputet të PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Veprimtari Publike

Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë

Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Word Collectors Club”, Genova

Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano

Komisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, Nuremberg

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”

Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”

Botime

Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).

Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).

TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000

Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010

Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010

TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Wien 2011

Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011

Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011

Paraardhëse

“Treni bullgar”, denoncon Kreu i PD, Berisha: Në bar kafenenë e një vëzhguesi të PS u gjetën materiale zgjedhore

Pasardhëse

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëllime Mirelës dhe djalit të tyre

Pasardhëse

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëllime Mirelës dhe djalit të tyre

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.