• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U miratua dje në Kuvend, Alibeaj i bën thirrje Presidentit Begaj: Mos dekreto Kodin Zgjedhor

27 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka dërguar Presidentit Bajram Begaj një kërkesë për mosdekretimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar dje në Kuvend.

“I kam dorëzuar sot Presidentit të Republikës, kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 26.07.2024.

Arsyetimi ligjor për këtë kërkesë mbështetet në faktin se ligji i miratuar mbrëmë cenon parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 17, 18, 45 dhe 64 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi 28/21 i Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Alibeaj në Facebook.

“Gjithashtu ky ligj ështe në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik).

Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre.

Thënë ndryshe, shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive.

Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit.

Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternative”, shton Alibeaj në rrjetin social.

Paraardhëse

Juli bën postimin prekës për babain e ndjerë: Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty

Pasardhëse

Çfarë po ndodh me ndjekësit në Instagram të ish-banorëve të BBV3?

Pasardhëse

Çfarë po ndodh me ndjekësit në Instagram të ish-banorëve të BBV3?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.