• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U mashtruan nga ndërtuesi, 7 familje ‘ngujohen’ në prokurori

23 June, 2017
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Na mori truallin e tokës dhe nuk na dha apartamentet dhe dyqanet që na takonin. Të futet në burg ndërtuesi”.

Kështu u shprehen për mikrofonin e Report Tv banorët e Unazës së Re nga oborri i Prokurorisë së Tiranës në godinën e së cilës denoncuan ndërtuesin Dritan Llanaj.

Banorët e shtatë familjeve denoncuan tek prokurorja Suela Salavaci ndërtuesin dhe organi i akuzës e thirri për ta marrë në pyetje Llanaj.

Në dalje të godinës, Llanaj tha se nuk ka asnjë deklarim për të bërë mbi çështjen, ndërsa banorët thonë të kundërtën.

Banoret: E duam ne burg ndertuesin

Report Tv ndoqi shqetësimin e banorëve që po protestonin në oborrin e prokurorisë së Tiranës. Ata janë ngujuar në këtë pjesë të oborrit dhe thonë se nuk do të largohen deri në gjetjen e së drejtës së tyre.

“Nënshkruam kontratat dhe   kanë bërë një kontratë sipërmarrje me ndërtuesin Dritan Llanaj, për të ndërtuar një pallat në tokën e tyre. E kemi kallzuar penalisht për dhunë fizike e psikologjike. Ai na ka marrë djersën, pronën e prindërve, ne e besuam dhe nënshkruam dhe kontratën në prani të noteres, por dhe atë e kemi dërguar për ndjekje penale, pasi dhe ajo doli nga fjala. Ndaj si qytetarë të rregullt e të ndershëm, që paguajnë taksa dhe i përgjigjen shtetit deri më 1, ne duam të drejtën tonë. Nuk duam që një individ si Dritan Llanaj të jetë i qetë, të ndërtojë mbi kokën tonë duke zaptuar cfarë janë tonat dhe të rrahë dhe policinë. Sepse dhe këtë e ka bërë ai”, shprehen banorët.

Banorët thonë se me kërkesën sot në prokurori presin që e drejta të jetë në anën e tyre, por prokurorja u ka kërkuar kohë për t’u njohur me çështjen.
“Kemi bërë kallzim penal për dhunë, shpërdorim detyre thanë banorët. E kemi çuar në Polici, në Gjykatë. Duam të vendoset para ligjit Dritan Llanaj. Si mundet një njeri që shkel ligjin me të dykja këmbët dhe ligji nuk vepron për të? Ai vijon ende të jetë ndërtues? Prokurorja na dëgjoi dhe tha që kërkon kohë, të paktën 1 javë të njihet me cështjen”.

Protesta e banoreve ne muajin Shkurt
Banorët e Unazës së Re kanë 1 vit e gjysëm që presin të zgjidhet cështja. Ata kanë protestuar dhe më parë dhe cështja është bërë mediatike, pasi njëra nga banoret ka kërcënuar se do të vetëhidhej nga tarraca e pallatit të ri.

Ngjarja u regjistrua me 1 Shkurt ku Enkelejda Ahmetaj, nënë e dy fëmijëve është ngjitur në tarracën e pallatit ne ndertim dhe ka qëndruar për rreth 2 orë aty, duke kërcënuar se do të hidhej. Por pavaresisht ngjarjes se qe beri buje disa muaj me pare, ceshtja e ketyre banoreve ka mbetur ne vend numero.

Paraardhëse

Rike Roçi tërbon detin dhe çmend pushuesit (Foto)

Pasardhëse

Rama nga Vlora, kërkon votën e atyre që nuk e kanë votuar

Pasardhëse

Rama nga Vlora, kërkon votën e atyre që nuk e kanë votuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.