• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U larguar si ministre e Arsimit, Besa Shahini reagon për herë të parë dhe zbulon hapin e radhës

14 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, jep mesazhin e parë pas largimit nga posti i ministres. Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Shahini kujton telefonatën e parë me kryeministrin Edi Rama, kur ky i fundit e ka ftuar të bëhet pjesë e qeverisë shqiptare, si dhe kohën si ministre në Shqipëri.

Mesazhi i Shahinit:

“Angazhimi im në Shqipëri filloi para tri viteve, kur përmes një telefonate, kryeministri më ftoi të takoj ekipin e tij për bashkëpunim të mundshëm me qeverinë shqiptare. Une isha aktiviste në Kosovë dhe kur advokoja për çështje të arsimit, merrja Shqipërinë si shembull që duhej ndjekur, për shkak se reformat që ishin ndërmarrë nga qeveria socialiste kishin dhënë rezultate të matshme pozitive.

Ndihem me fat që pata nderin të shërbej drejt përmirësimit të mëtejshëm të sistemit arsimor, në Shqipërinë që kam dashur shumë duke e parë nga jashtë, dhe e dua akoma më fort tani që e njoh çdo cep të saj. Nga Dibra në Durrës, nga Puka në Sarandë, kam takuar dhe dëgjuar mijëra mësues dhe nxënës, për të kuptuar se si sistemi arsimor mund të bëhet akoma më gjithëpërfshirës, më i barabartë e me cilësor, si dhe të ofroj përvojë më të mirë arsimore për të gjithë. Por, kam kuptuar edhe se si rreh zemra e madhe e Shqipërisë, një vend që nuk gjunjëzohet, por përballon, forcohet me çdo sfidë dhe vazhdon përpara. Asnjëherë më qartë e më mirë nuk është parë kjo se sa pas tërmetit dhe gjatë fillimit të pandemisë, kur njerëzit u bën bashkë dhe qëndruan.

Jam krenare me punën që kemi bërë me “Paktin për Universitetin”, projekti kryesor që është zbatuar ndonjëherë në arsimin e lartë, i cili ngërthen në vetvete investimet në infrastrukturë, ndërhyrjet në cilësi të arsimit, si dhe pjesën financiare me bursat dhe përgjysmimin e tarifave, efektet e të cilave u ndjenë nga mbi 90 mijë studentë.

Sivjet, kemi siguruar edhe qasjen në platformën antiplagjiaturë për të gjitha universitetet publike. Fatkeqësisht, kjo platformë nuk është përdorur akoma sa duhet. Ekziston një mospërputhje mes nevojës për të ruajtur autonominë akademike në universitete dhe mënyrën se si universitetet e kanë përdorur këtë autonomi, shpesh në kundërshtim me përpjekjet për rritje të cilësisë së arsimit. Duhet të gjendet mënyra për të detyruar universitetet që të sigurojnë integritet akademik. Ky është një premtim që ia kemi dhënë studentëve dhe forma e vetme për të bërë kapërcimin në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Kritikët më kanë cilësuar si ministre teknike, por të gjithë e dinë shumë mirë se angazhimi im ka qenë politik. Kam treguar përgjegjshmëri të lartë politike kur kam njoftuar kryeministrin në korrik se unë nuk mund të vazhdoj edhe për një mandat tjetër larg familjes, rrjedhimisht nuk duhet të mbaj një post kaq të lartë politik para betejës së madhe së PS për mandatin tjetër, të cilin duhet patjetër ta marrë nëse e duam Shqipërinë të eci përpara.

Gjithashtu, bashkimi kombëtar nuk është çështje teknike, ndaj angazhimi për të, siç jam angazhuar unë, është angazhim politik. Kurajo që ka treguar kryeministri dhe Partia Socialiste, për të përfshirë aktivistë politikë nga Kosova në qeverisjen në Shqipëri, tregon përkushtimin për një bashkëpunim të thelluar kombëtar shqiptar.

Jam zhgënjyer me të gjithë ata që kanë punuar kundër këtij projekti të madh. Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet.

Beteja politike ditore mes partive nuk guxon të dëmtojë marrëdhëniet mes shqiptarëve. Për këtë arsye, unë nuk do të ndaloj kurrë së punuari drejt afrimit të kombit tonë. Është dhurata më e mirë që mund t’ia lëmë gjeneratave që vijnë.

Unë, do të angazhohem gjithashtu edhe për të majtën: një të majtë të re dhe demokratike, përkundër të majtës së vjetër dhe populiste. Një të majtë që ngërthen më thellë diskursin feminist se sa vetëm në përfaqësim të grave në qeverisje, që Partia Socialiste e ka bërë shumë mirë, por që nuk mjafton për ta luftuar patriarkalizmin.

Do ta mbështes ministren e re Evis Kushi edhe përtej dorëzimit të punës, që të sigurojmë vazhdimësi të projekteve kryesore, si dhe dhe do të jem gjithmonë në dispozicion për çfarëdo lloj kontributi që mund të ofroj për qeverinë shqiptare.” – shkruan Shahini.

Paraardhëse

Pedagoge dhe deputete e Elbasanit! Ja kush është ministrja e re e Arsimit që zëvendësdon Besa Shahinin

Pasardhëse

Rikthehet në bankat e shkollës, Rudina Dembacaj i bën urimin më të bukur vajzës së Mark Frrokut

Pasardhëse

Rikthehet në bankat e shkollës, Rudina Dembacaj i bën urimin më të bukur vajzës së Mark Frrokut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.