• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U la jashtë listës së PS-së nga Rama, deputetja Elona Gjebrea zbulon ku do të jetë e angazhuar pas 25 Prillit

10 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
254
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse u la jashtë listës së PS-së, deputetja socialiste Elona Gjebrea thotë se do të vijojë të jetë e angazhuar në PS edhe pse nuk do të mandatohet në legjislativin e ardhshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjebrea thekson se do të çojë në fund punët e nisura pasi nuk mund ta shmangë përgjegjësinë edhe pse nuk është listë.

Postimi:

“Të dashur miq e mikesha, mbështetës e të afërm! Prej pothuajse 8 vitesh zgjodha të jem pjesë e Partisë Socialiste sepse vizioni, misioni dhe forca e saj janë vlerat e kësaj force politike. Ishte një eksperiencë unike për mua që t’ju përfaqësoja, për të qenë zëri i gruas në Parlament dhe i komunitetit të Njësisë 1. Jam shumë e vlerësuar që m’u besua në vitin 2013 pozicioni si zëvendës Ministre e Brendshme dhe po ashtu në 2017 si përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Shqipërisë. Kam ndjerë me përgjegjësi çdo moment përfaqësimin e komunitetit tek Njësia 1 dhe jam krenare për gjithçka kemi arritur së bashku gjatë rrugëtimit tonë. I jam mirënjohëse çdo socialisti e bashkëpunëtori të Njësisë 1, për energjitë dhe përkushtimin në sfidat tona të përbashkëta.

I jam mirënjohëse çdo qytetari që ka gjetur forcën dhe ka ndarë me mua historitë, dhimbjet, që ka bashkëpunuar në çdo moment, për t’i dhënë zgjidhje problematikave dhe për të gjetur zgjidhjen e tyre. Gjithashtu e lumtur për miqtë e mikeshat, jashtë politikës por dhe brenda saj, që më kanë mbështetur gjithnjë, njëjtë si familja ime. Falenderoj kolegët e grupit parlamentar të PS për mbështetjen e dhënë, gratë deputete të mazhorancës dhe te opozitës për bashkëpunimin dhe angazhimin në fuqizimin e Aleancës së Grave Deputete. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktive në fushatën e 25 Prillit për Mandatin3 të PS-së për t’i çuar deri në fund punët e nisura. Përgjegjësinë nuk mund ta shmang edhe pse nuk jam në listë, por do të punoj si ditën e parë, me gratë, për gratë, për kauzat që na bashkojnë, për të tashmen dhe të ardhmen! Ditën e djeshme, në ditën e 8 Marsit, ekipi i Partisë Socialiste prezantoi 58 vajza dhe gra nga 153 kandidatë për deputet në listën për Parlamentin e ardhshëm.

E ndërsa shumë progres është arritur për promovimin e grave në politike, përsëri sfida të shumta na presin përpara për me shumë barazi gjinore, solidarizim e bashkëpunim për të dëgjuar zërin e qindra grave të papërfaqësuara. Përgjegjësia për të qenë përfaqësuesja juaj nuk fshihet kur le mandatin, ajo bëhet pjesë e imja dhe do të mbetet aty duke marrë formë tjetër aktivizimi. Mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që ndamë së bashku vizionin për çështje delikate dhe çuam përpara projekte të rëndësishme në komunitet. Rrugëtimi në PS vazhdon, me të njëjtën energji në mbështetje të ëndrrës sonë të madhe, për një Shqipëri më të mire.” – ka shkruar ajo.

Paraardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit: Yuri Kim del me porosinë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët

Pasardhëse

Merr fund fshehja! Nevina Shtylla ‘kapet mat’ me partnerin dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit (FOTO)

Pasardhëse

Merr fund fshehja! Nevina Shtylla 'kapet mat' me partnerin dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.