• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U arrestua nga SPAK, KLGJ rrëzon kërkesat e gjyqtares Enkeleida Hoxha

4 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësi se kërkesat e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për thirrjen si dëshmitarë të zyrtarëve të burgjeve, të shërbimit dhe të dy prokurorëve, nuk kanë lidhje me objektin e procesit disiplinor që po zhvillohet ndaj saj për lirimin e disa të dënuarve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të enjten të rrëzojë kërkesat e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për thirrjen si dëshmitarë të zyrtartëve të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe shërbimit të provës, si dhe për administrimin në cilësinë e provës të disa vendimeve gjyqësore.

Ndërkohë KLGj pranoi kërkesën e Hoxhës – e pranishme në seancë, për ti dhënë më shumë kohë për të paraqitur parashtrimet e saj lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që kërkon shkarkimin e saj nda detyra për lirimin e padrejtë të disa të dënuarve për krime të rënda.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha gjendet në paraburgim që prej 11 shkurtit kur u arrestua së bashku me 11 persona të tjerë, mes tyre disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës dhe një avokat, që dyshohen si pjesë të një strukture kriminale që synontr të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin e burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo po gjykohet për të njëjtat motive në procesin disiplinor në KLGJ, ku ILD kërkon shkarkimin e saj për vendimet e lirimit e të ndjerit Hekuran Billa – i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën; Endrit Dokles, një prej krerëve të “Bandës së Durrësit” i dënuar me burgim të përjetshëm dhe lIlir Pajës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha pohoi në fillim të seancës se kishte shumë për të thënë, por shtoi se për momentin u qëndronte parashtrimeve të përfaqësuesit të saj ligjor, avokatit Ardian Visha. Gjithashtu, ajo këmbënguli që të thirreshin si dëshmitarë në këtë proces Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili dhe juristi Ardit Londo, përfaqësusi i Shërbimit të Provës Arjan Kulluri, prokurori Bujar Memia, prokurori në pension Bujar Çipi dhe i lirurari Ilir Paja, kërkesë e parashtruar në seancën parardhëse, kur avokati Visha i kërkoi KLGj-së që të administronte si provë edhe disa vendime gjyqësore dhe akte.

KLGj i rrëzoi këto kërkesa në unanimitet duke argumentuar se dëshmitarët dhe pjesa më e madhe e akteve dhe vendimeve gjyqësore nuk kanë lidhje me objektin e procedimit disiplinor. Për një vendim të Gjykatës së Lartë, kryetarja e KLGj, Naureda Llagami tha se gjendej në dosjen e përcjellë nga ILD.

Pasi KLGj u bëri thirrje palëve për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, gjyqtarja Enkeleida Hoxha kërkoi kohë për të paraqitur parashtrimet e saj. Ajo solli në vëmendje se gjendej në paraburgim prej 11 shkurtit dhe kërkoi që situata ku gjendej të mos ndikonte në qëndrimin e KLGj.

Avokati Ardian Visha e cilësoi unanimitetin dhe artikulimin e KLGj për rrëzimin e kërkesave për thirrjen e dëshmitarëve dhe administrimin e akteve si një provë që sjell paragjykim se procesi nuk është i rregullt. Në fund KLGj vendosi t’i japë kohë gjyqtares Enkeleida Hoxha që të përgatisë parashtrimet e saj deri më datë 11 mars, ora 10:00.

Paraardhëse

‘Çmendet’ kreu i shtetit, sulme e kërcënime për të gjithë (VIDEO)

Pasardhëse

Profesori i njohur Elton Skëndaj flet për Zërin e Amerikës: Demokracia në Shqipëri ende jo në nivelin e duhur

Pasardhëse

Profesori i njohur Elton Skëndaj flet për Zërin e Amerikës: Demokracia në Shqipëri ende jo në nivelin e duhur

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.