• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

TV Klan: Euralius turpëron Shqipërinë, e përktheu gabimisht me dashje ligjin e Vetting–ut

1 December, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

TV Klan akuzon misionin e BE-së në Tiranë, Euralius, se e ka përkthyer gabimisht me dashje ligjin e Vettingu-t.

“Euralius turpëron Shqipërinë përpara Europës. Tashmë është provuar zyrtarisht se misioni që asiston vendin tonë në Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë është autori i përkthimit të gabuar të ligjit të Vettingu-t që i është dërguar Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës, Bashkim Dedja, e ka konfirmuar këtë fakt, ashtu si edhe ekzistencën e pasaktësive në variantin anglisht të ligjit.

Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese, e vënë në dijeni nga opozita që pretendon se varianti në anglisht rrëzon të gjithë thelbin e ligjit, u detyrua ta përkthente me ekspertë të tjerë Vettingun dhe t’ia dërgonte sërish Venecias një ditë më parë.

Nuk dihet ende nëse gabimet në përkthim janë bërë me dashje, apo kjo është pasojë e paaftësisë së ekspertëve të Euralius. Por ekspertë të njohur të jurisprudencës dyshojnë se përkthimi i gabuar ka qenë i qëllimshëm. Kjo për faktin se Euralius është hartues i ligjit të Vettingut dhe mbështetës i fortë i tij.

Dhe sipas ekspertëve, me tjetërsimin e tekstit në anglisht, ky mision ka synuar që të marrë një përgjigje pozitive nga Komisioni i Venecias, duke e manipuluar këtë institucion me reputacion ndërkombëtar. Kjo tentativë është një akt i rëndë dhe i pa precedent në historinë e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, Euralius, i ftuar që të ndihmojë në reformimin e Sistemit të Drejtësisë, në vend që ta përmirësojë, e ka nxirë imazhin e Shqipërisë, duke e turpëruar si para Komisionit të Venecias ashtu edhe në sytë e Bashkimit Europian”, shkruan TV Klan.

Tani fajin për bllokimin e ligjit të “Vetting”-ut dhe me këtë rast, edhe hapjes së negociatave me BE-në, po ja vënë pikërisht BE-së dhe misionit të saj Euraliu-s. Kjo është ironike!

Paraardhëse

VIDEO/ Ja si ndodhi aksidenti ku humbi jetën Ergi Dini dhe miku i tij

Pasardhëse

Thaçi: Konsolidimi i sundimit të ligjit, prioritet

Pasardhëse

Thaçi: Konsolidimi i sundimit të ligjit, prioritet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.