• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Turqia ka nevojë për Europën, por Europa ka domosdoshmëri për Turqinë

28 November, 2020
në Botë, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Po jetojmë në një epokë surreale, një epoke kur cilësia e jetës së njerëzve është rritur në maksimum, kur popullsia e planetit është rritur gjithashtu dhe po shkon drejt trefishimit, kur jeta jonë është thjeshtuar, por njëherësh njeriu ka humbur lirinë, i kthyer në një krijese digitale. Me krizën e pandemisë kjo është bërë edhe më evdiente dhe e qartë. Mund të punosh nga shtëpia me kompjuter, të studiosh nga shtëpia, të komunikosh me të afërmit vetëm me kompjuter, të dashurosh në mënyrë digitale.

Opinionet me njerëzit t’i ndash vetëm me FCB apo rrjete sociale. Jeta, puna, stresi pushimi gjithçka është kthyer në virtuale. Ka humbur magjia e jetës, e natyrës, e së bukurës dhe të mirës. Zgjedhjet në SHBA ishin edhe dëshmia e një faze akoma më të rrezikshme: Asaj të demokracisë digitale, pra i votës me postë, çka ngjalli reagimin e presidentit Trump, i cili akuzon se pikerisht ato vota jo të drejtëpërdrejta ndryshuan vullnetin e popullit amerikan, pavarësisht faktit se ai mori 10 milion vota më shumë se në 2016.
Nëse mendojmë se dhe të vetmen të drejtë për të zgjedhur na e heqin atëherë është vetëm çështje kohe që dhe Zotin ta adhurojmë vetëm në mënyrë digitale, pavarësisht se quhet Krisht, Profeti Muhamed, Budha, Krishna.

Nëse çdo mendim na e paragjykojnë, monitorojnë, izolojnë mediatikisht në mënyrë digitale, nëse votat na i vjedhin digitalisht, nëse ushqehemi digitalisht, nëse duhet të varemi nga interneti për të udhëtuar, punuar, edukuar, krijuar atëherë ne kemi humbur LIRINË . Na mbetet që edhe fëmijët të konceptohen virtualisht dhe kjo botë nuk do të egzistojë më siç e kemi njohur, por do të jetë e udhëhequr nga një fashizem digjital ku njerëzit të identifikuar me cip, në çdo anë të botës do kenë atë që quhet “Liri e kontrolluar”.Në shekullin e shkuar Fashizmi në Itali dhe Spanjë, Nazizmi në Gjermani dhe Militarizmi në Japoni erdhën në pushtet në emër të mirëqenies dhe lirisë dhe sollën vetëm tragjedi, shkatërrim dhe zhdukje të lirisë. Në këtë kohë të rëndë të Krizës Botërore ekonomike, shëndetësore, politike ku çdo ekuilibër është vënë në pikëpyetje, i vetmi lider politik botëror që ka patur kurajo të artikulojë qartë këtë thirrje për kurajo dhe rezistencë të njerëzve të lirë në të gjithë botën, për t’i thënë : JO Fashizmit digjital dhe PO lirisë, duke nisur nga liria për të besuar dhe për të jetuar! Ky person është Presidenti i Turqisë, Erdogan.

Është një kohë kur Turqia është kthyer në mbrojtesën e Evropës, nga vërshimi i emigranteve dhe refugjateve nga Lindja dhe Lindja e Mesme. Gjashtë milion prej tyre janë në Turqi, kur Turqia si vend i NATO-s është kthyer në frontin e parë në kufi me botën arabe, Iranin por edhe Rusinë, si garanci për Europën për të vazhduar të qenurit kontineti më i zhvilluar dhe me cilesinë më të mirë të jetës në botë. Jemi në një kohë kur cinizmi i lidershipit europian dominohet vetëm nga dëshira për të kontrolluar sigurinë energjitike të botës, në rastin konkret të Euro-Azisë. Ky cinizëm në vend ta përkrahë dhe ta mbështëse këtë rol të madh të Turqisë së sotme, e përçmon dhe lufton duke akuzuar presidentin Erdogan si diktator. Paradoksi është se presidenti i Turqisë,si kryeministër dhe president, ka saktësisht të njejtën kohë pushteti sa zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë, “Udhëheqësja e Botës së Lirë”.

Në këtë kohë të “Fazhizmit Dixhital”, në këtë anë të botës, në kontinetin Evropian , Turqia dëshiron të jetë bashkë me Evropën gjeografikisht dhe politikisht ashtu siç janë bashkë në NATO prej dekadash. Sigurisht, nëse Turqia ka nevojë për Evropën kjo e fundit ka domosdoshmëri për Turqinë. Një Turqi evropiane, si udhëheqëse e njerëzve të lirë të cilët nuk duhen paragjykuar në lirinë e tyre për të besuar nëpërmjet islamofobisë. Ajo duhet vlerësuar për zhvillimin, lirinë dhe progresin si askush tjetër më pare duke e bere një nga 10 vendet më të zhvilluara të botës.

Paraardhëse

Kryemadhi gjen mënyrën më interesante për t’iu uruar shqiptarët për 28 Nëntorin

Pasardhëse

Nusreti “bllokon” përgjithmonë tavolinën e preferuar të Maradonës

Pasardhëse

Nusreti “bllokon” përgjithmonë tavolinën e preferuar të Maradonës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.