• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Turqi, dyshime mbi ekzekutimin e vrasësit të ambasadorit

22 December, 2016
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokurorët turq po hetojnë arsyet përse polici që vrau ambasadorin rus në Ankara nuk u kap i gjallë. Të dhënat e para tregojnë se 22-vjevcari Mevlut Mert Altintas ka vazhduar të qëllojë mbi policinë, edhe pasi efektivët e kishin plagosur në këmbë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i mbrojti veprimet e forcave të rendit. Ka spekullime mbi arsyet përse agresori nuk u kap i gjallë, tha ai, por shikoni çfarë ndodhi në Besiktas kur tentuan të bënin të njëjtën gjë. Me këto komente, kreu i shtetit turk iu referua dy shpërthimeve pranë stadiumit të ekipit sportiv të Stambollit, ku vdiqën 44 vetë, shumica police.

Njëri prej kamikazëve e hodhi veten në erë pikërisht në kohën që ishte rrethuar prej forcave të sigurisë. Me kërkesë të presidentit Putin, ngjarjen e rëndë po e heton një ekip i përbashkët ekspertësh ruso-turk. Analistë politikë në Turqi mendojnë se vrasja e ambasadorit mund ta afrojë edhe më shumë Turqinë me Rusinë, e cila mund ta shfrytezojë këtë moment për t’i kërkuar Ankarasë lëshime të tjera në politikën e jashtme.

“Me evakuimin e Alepos, në një mënyrë apo një tjetër të vënë në brazdë, një tragjedi e re mund të afrohet në horizont, ajo e zonës së Idlibit. Dhe Turqia atje mund të kishte vepruar ndryshe po të mos ishte për këtë vrasje”, tha Ahamed K. Han, analist politik turk.

“Pas këtij episodi, Turqia me shumë gjasë do të ndryshojë një pjesë të mirë të “qëndrimit të saj në çështjen siriane. Moska do të jetë më dominuese në diplomacinë e saj dhe do t’i kërkojë Ankarasë të lëshojë pe”, thotë Fatih Ozbay, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ambasadori Andrei Karlov u qëllua pas shpine ndërsa mbante fjalen në inaugurimin e një galerie arti në Ankara. Mes 11 personave të arrestuar deri tani për ngjarjen janë dhe babai, nëna, motra dhe kolegu i dhomës së Altintas.

Paraardhëse

“Rrëzim” i koalicionit nga arrestimi i Balilit? Reagon LSI-ja

Pasardhëse

Nard Ndoka thumbon Bashën: I ke varur shpresat te LSI

Pasardhëse

Nard Ndoka thumbon Bashën: I ke varur shpresat te LSI

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.