Menjëherë pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Blelinda Balluku bëri të ditur se është ndërprerë transporti ajror dhe tokësor me Italinë, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela.
Sipas avokatit transporti me Italinë duhet të ishte ndërprerë të paktën një javë më parë, pasi tashmë nuk ka më vlerë.
“Transporti ajror dhe detar me Italinë duhej ndërprerë, të paktën, që një javë më parë. E ndërprenë sot. Turp. Tani nuk ka më asnjë vlerë. E kuptoni që po na qeveris injoranca. Por, jo vetëm kaq: na, qeveris edhe ligësia njerëzore.”, – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post