Deputeti Lefter Maliqi shprehet se pas një viti nga tërmetet që tronditën Shqiprin kanë ngelur vetëm lotët e krokodilit. Sipas tij nga qeveria, deri më tani nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është vënë drejtësi.
“1 vit nga dy Termetet pothuaj te Qershorit dhe Nendorit dhe vetem aktrimi.Lotet e krokodilit ne Parlament kane ngel ne memorien e shqiptareve dhe veprimet e deputeteve e ministrave duke puthur pleq e plaka,femije dhe me perparese e garuzhde dhe me qese ne duar.
Turp,skandal,papergjegjshmeri. Drejtesi per viktimat ska, ndertime e ndihma shume te pakta, kudo zhgenjim dhe mashtrim.Aktrimi ,zhgenjimi,mashtrimi vazhdon dhe me pandemine.Koha ta largojme Rilindjen e krimit, korrupsionit, cpopullimit, mashtrimit ,droges,si e keqja me e madhe per Shqiptaret”, shprehet Lefter Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post