• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Turku zbulon mashtrimin e madh që u bëhet mërgimtarëve shqiptarë në Gjermani kur dërgojnë para në vendlindje

26 July, 2018
në Aktualitet
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pronari turk i dyqanit të telefonisë celulare në Gjermani, Sezgin Arslan, tashmë shpesh kishte lexuar për mashtrime të ndryshme ndaj të moshuarve. Kur një zotëri i moshuar donte të transferonte një shumë parash në Kosovë nga dyqani i tij, Arslani u bë menjëherë i dyshimtë dhe e thirri policinë. Për fat të mirë! Sepse zotëria i moshuar ishte në prag të dërgimit të 2.800 eurove për mashtruesit

“Personi më i mirë është ai që bën mirë për njerëzit”. Kjo është një thënie nga Kurani dhe njëkohësisht motoja e jetës së 40-vjeçarit. “Nëse një klient harron diçka në dyqanin tim, nëse e gjej ndonjë portofol në rrugë, unë gjithmonë ia kthej pronarit”, thotë prindi i tre fëmijëve. “Dua të kem ndërgjegje të pastër kur të shkoj në shtrat”, ka vazhduar më tej Arslani për “Mopo.de”, përcjell Albinfo.ch.

Tani e katër muaj më parë, Sezgin Arslan është duke menaxhuar një dyqan të telefonisë mobile në Horner Landstrasse. Që dy muaj ai është duke ofruar edhe transferta të parave jashtë vendit, nëpërmjet një shërbimi të posaçëm.

Ashtu sikurse edhe të premten në mëngjes, kur një 66-vjeçar hyn në dyqanin e tij dhe dëshiron të transferojë 2.800 euro jashtë vendit. Ai është i kënaqur me shërbimin, por vetëm për pak kohë. “Kishte tre ose katër pako prej 50 eurosh. Transferimi do të më kishte sjellë fitim prej 15 eurosh”, shpjegon Arslani. Por, në të njëjtën kohë ai edhe është tronditur.

Konsumatori e pyeti nëse është në adresën e duhur, të cilën ai e lexon nga një copë letre e vogël. Arslani e shqyrton më nga afër këtë shënim. “Në të shkruante vetëm ‘notaria’. E pyeta të moshuarin se ku do t`i dërgojë të hollat. Familjes?”, e përkujton atë moment Arslani.

I moshuari i shpjegoi se nuk kishte familje. “Në vend të kësaj, ai më tha se kishte marrë një telefonatë duke e udhëzuar që të transferonte paratë”. Pra, pronari i dyqanit të telefonisë celulare vazhdoi ta pyesë nëse ka blerë ndonjë truall apo të ngjashme në Kosovë dhe një noter do të ishte i nevojshëm.

Por, i moshuari ka mohuar gjithçka. Ai bëhet nervoz dhe djersitet. “E ndalova menjëherë transaksionin dhe fillimisht ia ofrova një çaj turk. Pastaj e thirra policinë dhe ai aspak nuk u pendua”.

Në këtë mënyrë, Sezgin Arslan i ka ndalur mashtruesit. “Pronari ka vepruar shkëlqyeshëm që e ka thirrur policinë”, thotë zëdhënësja e policisë Evi Theodoridou. “Kam lexuar në lidhje me mashtrime të tilla aq shpesh nëpër media, sa që menjëherë u befasova. Ishte e natyrshme që të ndihmoja të moshuarin”.

Paraardhëse

Kush e theu vazon? Testi që përdoret nga agjentët për të zbuluar çfarë personaliteti keni

Pasardhëse

Gara për Tiranën, Erion Veliaj tallet keq me Bashën: Të vijë Luli me Mulin

Pasardhëse

Gara për Tiranën, Erion Veliaj tallet keq me Bashën: Të vijë Luli me Mulin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.