E dini se si u festua Shen Valentini ne disa pube te Tiranes? Nje kendveshtrim tjeter te festes e sjell Fjorda Llukmani. Ndiqeni:
S’më kishte shkuar kurrë mendja që këtë Shën Valentin do e kaloja në një club striptizmi duke bërë muhabet me disa balerina super seksi. Kam dashur gjithmonë të frekuentoj një vend të tillë. Në filmat amerikane kryesisht bëhet nami me vajzat e tubit. Kot me rrejt e me thonë që si kam zili për trupin dhe forcën fizike që kanë. Nejse kot të bëj si specialiste se deri në momentin që përfundova tek Maria Bonita Stript Club, s’ia kisha haberin e këtyre gjërave. Bashkë me grupin tim të qejfosjes vendosim që këtë Shën Valentin ta kalonim së bashku pranë zogëzave më të mira të Tiranës, e me këtë rast të bëjmë edhe një shkrim për Dritare.net.
Kur i thashë disa miqve që do shkoj në filan vend më thanë: “Hë mi nona e paske bo në plan me e kalu festën me ndonjë prostitutë eee!” O mortja që s’ju ha! Po si more u shkon mendja vetëm për budalliqe, negativitet. Pavarësisht paragjykimeve dyfishe se një femër s’mund të shkojë në club striptizmi, nuk e vrava shumë mendjen. Mami u përpoq të më ndalonte nja dy herë derisa e pa që isha e vendosur për të shkuar. Janë disa gjëra që robi i provon kot në jetë, sa me heq fiksimin.
Diskutime rreth kësaj post