• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Oferta

Tryezë e rrumbullakët me kompanitë që operojnë në industritë nxjerrëse

7 April, 2017
në Oferta
0
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania) organizoi për herë të parë një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të operatorëve të industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Kjo tryezë i ofroi mundësinë kompanive që operojnë në këtë sektor të diskutonin mbi problematikat në kuadrin ligjor dhe politikat fiskale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri.

Kompanitë pjesmarrëse në këtë takim diskutuan mbi problematikat që ka ky sektor dhe evidentuan nevojën për rritje të mëtejshme të transparencës. Ata theksuan nevojën për të përmirësuar kuadrin ligjor sa i përket dhënies së informacionit për mënyrën se si shfrytëzohen pasuritë natyrore nga kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Z. Sajmir Laçej, Drejtor i Politikave Fiskale, pranë Ministrisë së Financave, i cili foli mbi punën që Ministria e Financave ka kryer në sektorin e industrive nxjerrëse përgjatë vitit 2016, duke e cilësuar si një vit suksesi. “Ministria e Financave përgjatë vitit 2016, pati vëmendje të vecantë për lehtësimin e proçedurave e taksimet për produktet minerare të ardhura nga ju dhe Ministria e Energjitikës. Objektiva për vitin 2017 është nxitja e një sistemi për rritjen e prodhimit”, tha Laçej. Ai gjithashtu nuk mohoi se ka ende për tu bërë në këtë sektor dhe se ishte pjesë e kësaj tryeze për këtë qëllim.

Përfaqësuesit e kompanive e cilësuan nismën EITI Albania si një iniciativë pozitive dhe të nevojshme. Ata renditën shqetësimet dhe diskutuan për mënyrat se si mund të përmirësohen politikat fiskale dhe faktorët ligjorë apo rregullatorë të cilët paraqesin pengesa në sektorin e industrive nxjerrëse. Gjithashtu diskutimi u përqendrua dhe mbi marrëdhënien që qeveria duhet të ketë me kompanitë. Përfaqësuesit e kompanive shprehën nevojën për vendosjen e një marrëdhënie partneriteti me institucionet si elementi kyç për ecuri.

Më tej, përfaqësuesit në tryezë diskutuan edhe mbi mënyrat se si mund të sigurohet transparenca, reduktimi i problemeve dhe nxitja e dialogut nëpërmjet nismës EITI. Qëllimi përfundimtar i kësaj tryeze ishte hartimi i një deklarate, nëpërmjet nismës EITI Albania, që do t’i drejtohet qeverisë për kërkesat që kompanitë në industrinë nxjerrëse kanë për zhvillimin e këtij sektori.

Paraardhëse

Pas darkës me Ramën, Meta drekon për dy orë me Idrizin

Pasardhëse

Partizani mbret i fazës së tretë, “heq qafe” Skëndërbeun dhe vijon rrugën drejt titullit

Pasardhëse

Partizani mbret i fazës së tretë, “heq qafe” Skëndërbeun dhe vijon rrugën drejt titullit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.