• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Teknologji

Truri i njeriut dhe universi kanë ngjashmëri të çuditshme strukturore

24 March, 2021
në Teknologji
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Strukturat e perceptueshme të pafundësisë së universit, janë çuditërisht shumë të krahasueshme me rrjetet e neuroneve të trurit njerëzor, thonë së fundmi studiuesit. Një astrofizikant i Universitetit të Bologna dhe një neurokirurg i Universitetit të Verona në Itali, thonë se universi është shumë i ngjashëm me trurin.

Dy shkencëtarët italianë kanë gjetur një përshtatje thuajse magjike në teorinë e tyre të trurit-galaktikë, duke thënë se sipas perceptimit aktual të ndërtimit të universit, forma e tij nuk mund të jetë diçka tjetër, përveçse shumë e ngjashme me rrjetet e neuroneve të trurit njerëzor.

Franco Vazza i Universitetit të Bologna dhe neurokirurgu Alberto Feletti kanë dokumentuar ngjashmëritë e jashtëzakonshme mes rrjetit të galaktikave kozmike dhe neuroneve të trurit, në një studim të detajuar të publikuar në revistën Frontiers in Physics. Ata tregojnë se “Truri i njeriut ka 27 rende të ndara në shkallë të ndryshme, ashtu si rrjeti i pafund i kozmosit që ndahet në kategori të ndryshme kompleksiteti dhe vetë-organizimi”.

Truri i njeriut përmban rreth 69 miliardë neurone, ndërsa universi përbëhet nga të paktën 100 miliardë galaktika, të lidhura fort me njëra-tjetrën, si një rrjetë e ngjeshur e pandashme. Akoma më intrigues është fakti se si galaktikat ashtu dhe neuronet e trurit, përbëjnë rreth 30 përqind të masës totale, si në rastin e universit ashtu dhe të trurit.Gjithashtu, si galaktikat dhe neuronet organizojnë veten e tyre në formë e ‘perlave në fill’.

Duke u nisur nga tiparet e përbashkëta të dy sistemeve, dy studiuesit ekzaminuan rrjetet e galaktikave, në krahasim me seksionet e korteksit cerebrtal dhe të cerebelum-it të trurit njerëzor. Qëllimi i tyre ishte të analizonin shpërndarjen e lëndës ne to.Në rastin e galaktikave, 70 për qind e masës së mbetur, llogaritet si “energji e errët”. Të dy studiuesit thanë se në rastin e trurit të njeriut, 70 përqindëshi i mbetur është ujë.

“Ne llogaritëm dendësinë e të dy sistemeve,” tha Vazza në deklaratën e tij për eksperimentin. “Kjo është një teknikë që përdoret dhe në kozmologji për të studiuar shpërndarjen hapësinore të galaktikave. Analizat tona treguan se shpërndarja e luhatjeve në rrjetin e neuroneve në cerebellum, vjen në të njëjtin rend progresiv si shpërndarja e lëndës në shtresën kozmike”, tha ai, duke shtuar: “Por sigurisht, në një shkallë më të madhe që arrin nga 5 milionë deri ne 500 milionë vite dritë”.

Studiuesit thonë se interesi i tyre vjen prej ngjashmërisë së çuditshme të ndërlidhjeve që dalin nga secila nyje.

“Parametrat strukturorë kanë identifikuar përputhje të çuditshme,” shton kolegu i tij Feletti. “Ndoshta lidhjet mes dy sistemeve vijnë nga parime të ngjashme fizike, edhe pse ka diferenca të dukshme në forcat fizike sipas të cilave funksionojnë galaktikat nga njëra anë dhe neuronet në tjetrën”.

Grupi parashikon që kërkimet e tyre të sjellin procedura të reja analize për avancimin e njohurive si në kozmologji ashtu dhe në neurokirurgji. Kjo do të bënte që shkencëtarët të kuptojnë më mirë sesi këto përbërie janë zhvilluar me kalimin e kohës.

Paraardhëse

Shqipëria nis aventurën “Katar2022” nga Andorra, Edy Reja: S’ka kohë për eksperimente, na duhet fitorja (VIDEO)

Pasardhëse

Tre vende ku graviteti nuk ‘ekziston’

Pasardhëse

Tre vende ku graviteti nuk ‘ekziston’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.